Ish-strategu i Interit ka marrë karton të kuq në fitoren prej 5-1 ndaj Real Murcias, pasi ka protestuar ashpër te gjyqtari kryesor.
RFEF nuk ishte aspak e kënaqur me reagimin e Mourinhos dhe kështu vendosi ta dënojë trajnerin e Real Madridit për dy ndeshjet e ardhshme.
Mourinho do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Sporting Gijonit, ashtu si në sfidën ndaj Athletic Bilbaos më 23 nëntor që zhvillohet në Santiago Bernabeu, ndërsa do të paraqitet në super-derbin Barcelona - Real Madrid.