SHBA-të kanë rreth 200 armë bërthamore taktike në Evropë

VOA

Mesazhet diplomatike sekrete të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks tregojnë se pjesa më e madhe e 200 armëve bërthamore taktike të Shteteve të Bashkuara në Evropë ndodhen në Belgjikë, Hollandë, Gjermani dhe Turqi.


Zëdhënësja e Natos Oana Lungesku i tha Zërit të Amerikës se publikimi i çdo informacioni sekret, qoftë diplomatik apo ushtarak, ishte "i paligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm."


Ajo nuk pranoi të thoshte gjë tjetër, duke thënë se sipas rregullores, Natoja nuk komentonte rreth informacioneve sekrete.


Prej kohësh është menduar se mbushjet bërthamore ndodheshin në këto vende, por mesazhet e publikuara duket se e kanë konfirmuar këtë dyshim.


Mesazhe të tjera diplomatike amerikane të publikuara nga Wikileaks thonë se presidenti afgan Hamid Karzai kishte liruar të burgosur pa gjyq për shkak se kishin lidhje me njerëz të fuqishëm.

***


Shtëpia e Bardhë ka lejuar Departamentin e Shtetit dhe Pentagonin që të merren me pjesën më të madhe të përgjigjeve zyrtare për dokumentat e Departamentit të Shtetit të publikuara nga Wikileaks.


Sekretari i medias pranë Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se presidenti Barak Obama nuk është angazhuar për të bërë ato që ai i quajti telefonata "provokative" me udhëheqësit botëror. Disa herë, gjatë përgjigjes së tij Gibs iu referua thënieve të Sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton dhe Pentagonit.

Zëdhënësi presidencial në shtëpinë e Bardhë, Gibs nuk e përjashtoi mundësinë që Z.Obama t'u përgjigjet personalisht disa prej elementëve të publikuar në Wikileask, duke thënë se nëse presidenti flet me udhëheqësit borërorë ose nëse ata vizitojnë Uashingtonin, ai do t'i siguronte ata për qëllimet e përbashkëta.


I pyetur se përse Presidenti nuk e ka shprehur publikisht zemërimin e tij rreth dokumenatve të publikuara të Departamentit të Shtetit, z. Gibs tha se z.Obama e konsideron rrjedhjen e informacionit një shkelje të rëndë të ligjit dhe një kërcënim serioz për personat që janë zbuluar dhe që kanë ndihmuar politikën e jashtme amerikane.
Zoti Gibs tha se politika e jashtme amerikane nuk do të ketë pasoja nga ky skandal.

" Nuk besoj se publikimi i këtyre dokumentave prek aftësinë tonë për të drejtuat politikën e jashtme dhe për ecjen përpara të interesave tona". - tha ai


Gibs theksoi se një hetim është duke u zhvilluar se si Wikileask arriti të ketë qindra mijëra dokumenta sekrete që i publikon. Administrta e Presidentit Obama, tha se është " duke parë një mori gjërash" dhe se asgjë nuk është e përjashtuar.


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Erik Holder tha se Wikileaks dhe personat që janë të përfshirë në këtë publikim dokumentash, janë objekt i hetimit. Ai tha se kushdo që ka thyer ligjin amerikan do të jetë përgjegjës.


I pyetur nëse presidenti Obama do të diskutonte për publikimet e Wikileaks me udhëheqës botërorë siç është Presidenti i Pakistanit Asif ali Zardari i cili është përfolur negativisht nga një udhëheqës i huaj në njërin prej dokumentwecve, z.Gibs tha se nëse kjo çëshjtje do të shtrohej për diskutim, atëherë z.Obama do t'a flasë mbi këtë çështje.

_____

HILARRY KLINTON 
Wikilekas ka nisur publikimin e dosjeve ndërsa Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton rrjedhjen e informacionit e quajti rrezik për paqen.


Në reagimin e parë zyrtar pas publikimit të një pjesë të dosjeve nga Wikileaks, Klinton tha se publikimi i këtyre dosjeve është një sulm ndaj komuniteit ndërkombëtar dhe jo vetëm një sulm ndaj SHBA-ve


Klinton tha se SHBA-të shprehin "keqardhje të thellë" për rrjedhjen e dokumentave, dhe nënvizoi se kjo e bën më të vështira sigurinë ndërkombëtare.


Ajo tha se do të merren masa kundër grabitjes së dosjeve sekrete

 


Skandalet e botuara nga WikiLeaks
Një kartë memorie, jo më e madhe se sa dy thonj njeriu, mbërriti në fillim të vitit në duart e njërit prej gazetarëve të "The Guardian". Pajisja ishte aq e vogël sa mund të vihej në qafë edhe si varëse dhe askush nuk do të dyshonte për të, por përmbajtja e saj është një "bombë" që do të tronditë të gjitha kancelaritë e botës. Ajo është goditja më e madhe që i është bërë ndonjë herë diplomacisë amerikane. 
Bëhet fjalë për një material 1.6 gigabajt që përmban miliona fjalë, më shumë se 250 mijë tekste dhe dokumente të rrjedhura nga arkivat sekrete amerikane. Ajo që do të shfaqet në ditët dhe javët e ardhshme është një foto e paparë të diplomacisë sekrete amerikane që sillet si superfuqi e vetme në krye të planetit. Në këtë material ndodhen të gjitha komunikimet e 250 ambasadave amerikane në të gjithë botën. Aty tregohet se si SHBA negocion, bën presion, madje ndonjë herë edhe denigron si aleatët, ashtu edhe armiqtë e saj. Janë shifra dhe fjalë që nuk duhet të kishin dalë kurrë nga arkivat sekrete, por që tani do ndryshojnë politikën globale. 


Aty tregohet për llogaritë e detajuara të korrupsionit nga regjimet e huaja, dërgesat e fshehta të armëve, trafikimi i qenieve njerëzore dhe shumë të tjera. Disa janë të bazuara në intervista me burime lokale, ndërsa të tjerat janë përshtypjet e përgjithshme dhe njoftime të shkruara nga zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit. 
Materialet janë hartuar në përgjithësi nga ambasadorët apo vartësit e tyre. Ato nuk përmbajnë dëshmi komplotesh, vrasjesh, rrëmbime të CIA-s apo ndërmarrje të tilla kriminale si skandali Iran-Contra në vitet e Regan, kur luftëtarët anti-Nikaragua u financuan në mënyrë të fshehtë.


Ushtria amerikane beson se ajo e di se ku është burimi i rrjedhjes më të madhe të informacionit në historinë e njerëzimit. Një ushtar, Bradley Manning, 22-vjeç, ka qenë mbajtur në izolimit për shtatë muajt e fundit dhe do përballet me një gjyq ushtarak në vitin e ri. Analisti i ish-shërbimit të fshehtë është i ngarkuar me shkarkime të paautorizuar të materialit të klasifikuara teksa shërbente në një bazë ushtarake jashtë Bagdadit. Ai është i dyshuar për marrjen e kopjeve të arkivit jo vetëm nga Departamenti i Shtetit, por edhe video të ushtrisë. 
Në ndihmë të spiunit më të madh ka ardhur e paparashikueshmja Ledi Gaga. Autoritet amerikane kanë përgjuar një bisedë mes Manning dhe një hakeri, ku ky i fundit i shpjegonte "burimit" se do përdorte një CD të Ledi Gaga për të transportuar materialet. "CD është i rishkrueshëm. Fshij muzikën dhe mbi të shkruaj materialet. Askush nuk do të dyshojë për këtë gjë. Gjatë kësaj kohe ti sillu sikur po dëgjon Ledi Gaga
Manning ia tha këtë bisedë korrespondentit të tij, Adrian Lamo, i cili më pas e denoncoi atë tek autoritetet. "Hillary Clinton dhe disa mijëra diplomatë në të gjithë botën do të pësojnë një krizë në zemër kur të mësojnë se e gjithë magazina e diplomacisë amerikane do të bëhet publike",- tha Lamo. Por përgjigjja e Manning ishte: "Informacioni duhet të jetë i lirë. Ai i përket opinionit publik..."


Bien serverët e Wikileaks, ngarkesë, apo sulm?

Në ditën kur Wikileaks, faqja e internetit që po trondit qeveritë më të mëdha botërore, njoftoi për publikimin e dokumenteve sekrete që tregojnë marrëdhëniet e "fshehta" mes qeverive të ndryshme, serverët e saj janë bërë të paarritshëm. Wikileaks zakonisht shkon offline pak orë para publikimit të dokumenteve sekrete për t'u dhënë kohë ngarkimit të tyre. Por ditën e djeshme ato nuk u hapën kurrë. Duke parashikuar këtë gjë, Wikileaks ka shpërndarë informacionin në pesë gazetat më të mëdha në botë. Themeluesit i Wikileaks, Julian Assange, ka zgjedhur "The Guardian" në Britani; "New York Times" në SHBA, "Le Monde" në Francë, "El País" në Spanjë dhe "Der Spiegel" në Gjermani për të shpërndarë informacionin e tij. Materiali i është dhënë këtyre gazetave që në fillim të vitit dhe ato kanë pranuar që do ta mbajnë të fshehtë deri në datën e caktuar. Dje pasdite ishte orari final dhe këto gazeta kanë publikuar informacionin në faqet e tyre online.


Çfare ështe Wikileaks
Wikileaks është një organizatë mediatike jofitimprurëse që ka si mision publikimin e dokumenteve zyrtare të siguruara në nga burime sekrete. Kryesisht bëhet fjalë për dokumente sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të gjitha strukturave të tjera amerikane. Ajo drejtohet nga australiani Julian Assange, i cili është person në kërkim nga Shërbimet Sekrete amerikane. Duke nisur nga viti 2006, Wikileaks ka publikuar qindra mijëra dokumente sekrete amerikane për shumë shtete të botës. Në tetor organizata publikoi 400 mijë dokumente sekrete amerikane për luftën në Irak. Kjo solli pothuajse shkatërrimin e imazhit të ushtrisë dhe politikave amerikane në rajon. Dje Wikileaks publikoi 250 mijë dokumente të reja që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e SHBA-së me shtetet e tjera të botës, informacione sekrete për aktivitete nga më të ndryshmet dhe dokumente që tregojnë diplomacionë e fshehtë amerikane.

 

Posted via email from Shkupi Press extra