Sekretet shqiptare në Wikileaks:Nga trazirat‘97 e deri tek takimi i fshehtë i Nanos me kreun e CIA-s


Nga trazirat e vitit ‘97, largimi i Nanos në 2005-ën e deri te marrëveshja e ujërave

 

Wikileaks përveç se ka trazuar diplomacinë botërore do të sjellë dhe zbardhjen e shumë enigmave për Shqipërinë. Nga ato që komentojnë gazetat më të madhe botërore tregohet se ka 452 kablograma që lidhen direkt me Shqipërinë ndërsa vendi ynë përmendet në 822 dosje sekrete. Dokumentet sekrete për vendin tonë janë të ambasadës amerikane dhe datojnë nga viti 1997 deri në 2010. Por cilat janë ato ngjarje që kanë mbetur enigmë në kujtesën e shqiptarëve. Padyshim që ngjarja kryesore janë trazirat e vitit 1997 ku vendi u përfshi në kaos total. Me këto dokumente do të dalë se cili është roli i fqinjëve të Greqisë në organizimin e këtyre trazirave, por dhe cili është roli i vetë SHBA-ve dhe si e kanë komentuar në mënyrë sekrete atë periudhë. Po ashtu tentativa për grushtin e shtetit në vitin 1998 është një tjetër ngjarje që pritet të zbardhet. Nuk ngelen pa interes dhe incidentet që kanë ndodhur në jug të vendit dhe përpjekjet që bën shteti grek për të asimiluar jugun e vendit. Me interes është dhe një takim që Fatos Nano ka pasur me kreu e CIA vetëm pak para zgjedhjeve të vitit 2005 në Tiranë. Shumë vetë aluduan në atë kohë se Nanos i është kërkuar të mos vijojë të jetë më kryeministër i vendit. Po ashtu dhe marrëveshja e ujërave me Greqinë është një tjetër pikë interesante.

Ngjarjet enigmatike për Shqipërinë që do të publikoj Wikileaks

Trazirat e vitit 1997 mbeten ende të pazbardhura plotësisht. Shumë zëra flasin se ka një ndikim të fortë të fqinjëve të Shqipërisë në këto ngjarje, por askush nuk ka folur me siguri. Shpesh është thënë se trazirat e vitit të mbrapshtë 1997 nuk ishin vetëm si reaksion i brendshëm por kanë pasur një ndihmesë të madhe nga jashtë. Me publikimin e dokumenteve pritet të shihet dhe roli i vetë Amerikës. Grushti i shtetit 1998 është tjetër ngjarje pa pasur një qëndrim të qartë të ndërkombëtareve. Wikileaks do të japë të dhëna të qarta se çfarë kanë menduar diplomatët amerikanë në Tiranë për atë që u quajt si marrje e shtetit me dhunë. Në ato ngjarje përfshihet dhe vrasja e deputetit Azem Hajdari. Dokumentet e Wikileaks do të japin versionin amerikan për këtë vrasje të rëndë. Incidentet që kanë ndodhur në jug të vendit sidomos në Himarë pritet të hapin debat të madh. Thuhet se Wikileaks do të publikojë materiale shuam sekrete ku flasin për një politikë të Greqisë për të asimiluar jugun e vendit. Për këto materiale do të pritet që dhe Greqia të marrë një goditje të fortë. Largimi i Fatos Nanos është pika tjetër që pritet të zbardhë bërja publike e materialeve nga Wikileaks. Pak ditë para zgjedhjeve Nano pati një takim super sekret me kreun e CIA Porter Goss. Shumë aluduan se Nanos i është kërkuar të largohet nga pushteti. Pritet të sqarohet dhe kjo nëse ka baza reale. Marrëveshja me Greqinë për kufirin detar është pika e fundit dhe ndër më të rëndësishmet që do të bëjë publike Wikileaks. Në deklaratat paraprake thuhet se Greqia është futur në një marrëdhënie pazari me Shqipërinë për të përfituar territor ujor në favor të saj.

 

Publikimi

Gazeta prestigjioze “Der Spiegel”, ka bërë klasifikimin e 452 fileve që lidhen me Shqipërinë, prej të cilave një është klasifikuar sekret edhe për aleatët, tetë janë sekrete, dy konfidenciale por jo për të huajt, 147 konfidenciale, 169 janë për përdorim të brendshëm, dhe 125 të paklasifikuara. Ende nuk janë bërë të ditura se çfarë përmbajnë këto materiale. Sipas së përditshmes britanike “The Guardian”, për Kosovën ka 668 dokumente ku përfshihen analiza të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.

 

Trazirat e vitit ‘97

Trazirat e vitit 1997 mbeten ende të pazbardhura plotësisht. Shumë zëra flasin se ka një ndikim të fortë të fqinjëve të Shqipërisë në këto ngjarje, por askush nuk ka folur me siguri. Shpesh është thënë se trazirat e vitit të mbrapshtë 1997 nuk ishin vetëm si reaksion i brendshëm por kanë pasur një ndihmesë të madhe nga jashtë. Me publikimin e dokumenteve pritet të shihet dhe roli i vetë Amerikës.

 

Grushti i shtetit ‘98

Grushti i shtetit 1998 është tjetër ngjarje pa pasur një qëndrim të qartë të ndërkombëtareve. Wikileaks do të japë të dhëna të qarta se çfarë kanë menduar diplomatët amerikanë në Tiranë për atë që u quajt si marrje e shtetit me dhunë. Në ato ngjarje përfshihet dhe vrasja e deputetit Azem Hajdari. Dokumentet e Wikileaks do të japin versionin amerikan për këtë vrasje të rëndë.

 

Incidentet në jug

Incidentet që kanë ndodhur në jug të vendit sidomos në Himarë pritet të hapin debat të madh. Thuhet se Wikileaks do të publikojë materiale shuam sekrete ku flasin për një politikë të Greqisë për të asimiluar jugun e vendit. Për këto materiale do të pritet që dhe Greqia të marrë një goditje të fortë.

 

Largimi i Fatos Nanos

Largimi i Fatos Nanos është pika tjetër që pritet të zbardhë bërja publike e materialeve nga Wikileaks. Pak ditë para zgjedhjeve Nano pati një takim super sekret me kreun e CIA Porter Goss. Shumë aluduan se Nanos i është kërkuar të largohet nga pushteti. Pritet të sqarohet dhe kjo nëse ka baza reale.

 

Pakti detar

Marrëveshja me Greqinë për kufirin detar është pika e fundit dhe ndër më të rëndësishmet që do të bëjë publike Wikileaks. Në deklaratat paraprake thuhet se Greqia është futur në një marrëdhënie pazari me Shqipërinë për të përfituar territor ujor në favor të saj.

 

Sabri Godo, politikani i parë shqiptar që komenton Wikileaks

 

Godo: Do të zbardhet e vërteta e '97-ës

 

Wikileaks po trondit botën, por do të ndihmojë Shqipërinë të zbardhë ndikimet që fqinjët e saj kanë pasur në politikën e saj të brendshme dhe të jashtme. Duke iu referuar 822 dosjeve sekrete në sajtin amerikan ku përmendet vendi ynë, historiani Sabri Godo, e sheh këtë si momentin kur më në fund do të zbardhet '97-ta. "Për një gjë jam i bindur që në ato ngjarje atëherë ka patur ndërhyrje nga jashtë. Nuk ka qenë çdo gjë e kurdisur përbrenda. Askush nuk kishte mundësi t’i jepte përmasa të atilla ngjarjeve të '96-tës pa një ndërhyrje dhe mbështetje nga jashtë. Si ka qenë, në ç’forma është bërë, deri ku ka shkuar, të gjitha këto mbeten për tu parë. Gjithsesi janë ngjarje të së kaluarës që nuk duhet të kenë ndonjë ndikim të madh në zhvillimin e marrëdhënieve aktuale. Por shënimet duhen mbajtur", thotë historiani Sabri Godo. Lidhur me pretendimet e një ndikimi të dukshëm amerikan në rrëzimin e paktit detar me Greqinë, komenti i Godos është ky: "Mua nuk do më dukej ndonjë habi e madhe, të kishte ndonjë lloj ndikimi të tërthortë të Amerikës, kjo ka të bëjë me interesat strategjike në tërësi, por dhe me politikën që ndiqet ndaj një vendi në veçanti. Në çdo rast Amerika ka mbrojtur interesat tona. Kjo do të provokojë një debat ku do të përfshihet e gjithë bota. Unë e shoh si gjë të dobishme, mbase qeveritë do të vihen në vështirësi, ai që nuk njeh të kaluarën është i destinuar të përsëritë gabimet".

 

Dalin në dritë fakte tronditëse të diplomacinë ndërkombëtare

 

Wikileaks trondit botën, publikon dokumente sekrete

 

Mbarë bota është tronditur ditën e djeshme nga dokumentet e publikuara nga agjencia Wikileaks. Midis mesazheve të publikuara është një njoftim se Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite i kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara të sulmonte dhe shkatërronte instalimet bërthamore të Iranit. Dokumentet e publikuara nga Wikileaks përmbajnë gjithashtu vlerësime jo shumë të favorshme për udhëheqës të ndryshëm botërorë. Ditët e ardhshme pritet të publikohen edhe rreth 30 mijë mesazhe të tjera. Në to bëhen referenca për Lindjen e Mesme, udhëheqës botërorë.

Dokumentet e publikuara

Ato mund të ndahen në tre grupe kryesore. Një kategori përfshin marrëdhëniet midis vendeve. Njoftimi se Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite i ka bërë thirrje Uashingtonit të shkatërrojë instalimet bërthamore të Iranit, futet në këtë kategori. Ka gjithashtu korrespondencë ku Izraeli u thotë zyrtarëve amerikanë se është konsultuar me Egjiptin dhe Autoritetin Palestinez para inkursionit në Gaza në vitin 2008. Disa nga mesazhet flasin për operacionet amerikane të spiunazhit ndaj zyrtarëve të OKB-së.

Në një grup tjetër futen referenca lidhur me qëndrimin e Kinës ndaj SHBA-së dhe në veçanti ndërhyrjet në rrjetet e internetit.Një grup tjetër mesazhesh përfshin komente të pakujdesshme lidhur me udhëheqës politikë botërore. Për shembull, presidenti afgan Hamid Karzai thuhet se është paranojak. Dhe kancelarja gjermane Angela Markel përshkruhet si një person që shmang rreziqet dhe që rrallë herë është krijuese. Rusia përshkruhet si praktikisht një shtet mafioz. Një diplomat amerikan vë në dukje gjithashtu se koloneli Muammar Gaddafi i Libisë gjithnjë udhëton i shoqëruar nga një infermiere ndjellëse ukrainase.

Komenti për liderët botërorë

Silvio Berluskoni përshkruhet nga një diplomat i lartë amerikan si njeri i papërgjegjshëm, një vanitoz i padobishëm e jo-efikas, ndërsa përmendet edhe miqësia e tij e ngushtë me Vladimir Putin, që në dokument etiketohet si “super-qeni”. Nikolas Sarkozi, dyshues e autoritar, Angela Merkel cilësohet një njeri që druhet të rrezikojë e përpos kësaj, vuan dhe nga mungesa e fantazisë. Presidenti afgan Hamid Karzai është tmerrësisht i dobët si lider, thuhet në dokumente, Dimitri Medvedev është Robini në filmin ku rolin e Batmanit e interpreton Putin, ndërsa njëri prej mesazheve vëren sesi kolonel Gadafi udhëton gjithmonë me një bionde të bëshme ukrainase. Përpos këtij vështrimi pa doreza mbi disa prej udhëheqësve botërore, informacionet sekrete që aktualisht, nuk janë më të tilla, përmbajnë edhe të dhëna mbi përpjekjet iraniane për të përshtatur për përdorim raketa koreano-veriore me rreze të gjatë veprimi. Pazaret për zbrazjen e kampit të Guantanamos nga të burgosurit, përfshirë këtu edhe kërkesën e bërë haptazi diplomatëve sllovenë që në këmbim të një takimi me Presidentin amerikan Barak Obama, të pranonin në vendin e tyre një të burgosur.

Cili është ndikimi i tyre

Një ish-ambasador britanik në Arabinë Saudite, Sir Andrew Green, thotë se këto dokumente të publikuara nuk duket se zbulojnë shumë gjera që nuk kanë qenë të ditura deri tani. "Frika dhe dyshimet e sauditëve ndaj Iranit nuk janë diçka për t'u çuditur, dhe kjo është një pikëpamje që dihet gjerësisht në Gji nga pala arabe, por që është shtuar, sigurisht, nga rënia e Irakut që ishte kundërpesha në rajon, pra, frika e tyre është edhe më e madhe se sa ishte më parë," thotë ambasadori Green. "Për t'u çuditur, ndoshta, është se ndërsa Mbreti Abdullah është i prirur për një sulm ushtarak amerikan, vihet re se ministri i tij i Jashtëm, Saud Al-Faisal, në të njëjtin telegram duket se është shumë më i rezervuar lidhur me këtë," shtoi ai. Megjithatë, analistë paralajmërojnë se duhet pasur parasysh se këto janë mesazhe nga diplomatët që shpesh raportojnë ato që thonë njerëzit e tjerë, pra në një farë mase tregohet se çfarë thuhet e dëgjohet përreth. Por, nga ana tjetër, këto mesazhe vijnë nga një burim me shumë autoritet dhe ndonjëherë ka edhe njoftime për takime zyrtare.

 

Berlusconi

Silvio Berluskoni përshkruhet nga një diplomat i lartë amerikan si njeri i papërgjegjshëm, një vanitoz i padobishëm e jo-efikas, ndërsa përmendet edhe miqësia e tij e ngushtë me Vladimir Putin, që në dokument etiketohet si “super-qeni”.

 

Erdogan

Lidershipi turk është i paqëndrueshëm dhe jo fort i besueshëm, tregojnë dokumentet sekrete të publikuara nga Wikileaks. Në mesazhet e përfunduara online, diplomatet amerikanë hedhin dyshime serioze mbi partneritetin e Rexhep Tajip Erdoanit. Erdogan përshkruhet në këto dokumente si njeri që politikat përtej Ankarasë, i kupton shumë pak.

 

Abdullah

Arabia Saudite, përmendej dhe ajo në dokumente, ku sipas tyre mbreti saudit i kërkoi Shteteve të Bashkuara të sulmojnë Iranin. Ambasadori i këtij vendi në Washington citohet t’i ketë thënë shprehimisht amerikanëve: Pritjani kokën atij gjarpri.

 

Deputeti Kings: Ky publikim i të dhënave mund të krahasohet me një sulm terrorist

Deputeti republikan amerikan, Peter Kings, ka kërkuar prej Ministrisë së Jashtme që ta kategorizojë Wikileaks-in si "organizatë të huaj terroriste". "Wikileaksi po e fut në gropë edhe qeverinë amerikane. Ajo po e cenon jetën e amerikanëve dhe të partnerëve të tyre. Madje është duke e rrezikuar edhe jetën e atyre që bashkëpunojnë me ne. Ky publikim i të dhënave mund të krahasohet me një sulm terrorist". Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane Mike Mullen reagon në të njëjtën mënyrë. Për televizionin “CNN” ai deklaroi se kjo mund të rrënojë kredibilitetin e autoriteteve amerikane. "Një informacion shumë i vogël tani kombinohet me shumë informacione të tjera dhe në këtë mënyrë i jepet një domethënie tjetër."

 

Dekonspirimi i dokumenteve nuk lë pa prekur dhe Kosovën

 

Në Wikileaks, 668 dokumente sekrete amerikane për Kosovën

 

Shfaqjes së rreth 250.000 dokumenteve të ndryshme që përmbajnë artikuj analizash nga ambasadat amerikane në botë të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks, nuk ka mundur t’i ikë as Kosova, sipas të përditshmes britanike “The Guardian”. Aty janë 668 dokumente ku përfshihen analiza të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.

Përmbajtja e materialeve

Përmbajtja e këtyre dokumenteve mbetet të shihet në ditët në vijim duke e ditur se një numër i madh i njerëzve janë duke u munduar t’i shkarkojnë ato. Aktualisht, serverët e Wikileaks janë jashtë funksionit për shkak të ngarkesës së madhe. Nga 668 dokumentet e botuara për Kosovën, dy janë sekrete (pa të drejtë për shtetasit e huaj), një është sekrete, 13 janë konfidenciale (pa të drejtë për shtetasit e huaj), 325 konfidenciale të përgjithshme, 191 të paklasifikuara vetëm për përdorim zyrtar, dhe 136 të paklasifikuara apo të përgjithshme, shkruan “The Guardian”. Në dokumentin e botuar në tabelën e aferave në shtetin e Francës, disa komente interesante përmenden edhe për misionin evropian për sundimin e ligjit (EULEX).

Shfaqja e problemeve

Dokumentet që ambasadorët amerikanë i dërgojnë në Departamentin e Shtetit paraqesin një procedurë e rregullt që Sekretarja e Shtetit i kërkon çdo diplomati amerikan të akredituar në botë të dërgojnë materiale analitike rregullisht mbi çështje të ndryshme në vendet e akredituara. Informatat thuhet se dërgohen përmes një ruteri të sigurt, të cilin e përdorin mbi 180 ambasada amerikane në botë. Çdo diplomat apo ushtar amerikan me kredenciale sekrete mund të ketë hyrje në këtë ruter. Dokumentet top-sekret nuk mund të merren apo dërgohen përmes këtij ruterit. Admirali Majk Mullen, kryesues i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, në një intervistë për “CNN”, apostrofoi edhe një rrezik tjetër: “Ajo që zyrtarët e Wikileaks nuk e kuptojnë, është fakti se në botën në të cilën jetojmë, një pjesë e vogël e informatës mund të shtohet në rrjetin e informacioneve për të hapur çështje në formën që nuk janë hapur më parë. Rrjedhimisht, vazhdon të mbetet çështje e rrezikshme”, tha admirali Majk Mullen.

 

Numri i dokumenteve

Shfaqjes së rreth 250.000 dokumenteve të ndryshme që përmbajnë artikuj analizash nga ambasadat amerikane në botë të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks, nuk ka mundur t’i ikë as Kosova, së paku sipas të përditshmes britanike “The Guardian”.

 

668 dokumente

Wikileaks ka publikuar rreth 668 dokumente ku përfshihen analiza të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.

 

Konfidenciale

Nga 668 dokumentet e botuara për Kosovën, dy janë sekrete (pa të drejtë për shtetasit e huaj), një është sekrete, 13 janë konfidenciale (pa të drejtë për shtetasit e huaj), 325 konfidenciale të përgjithshme, 191 të paklasifikuara vetëm për përdorim zyrtar, dhe 136 të paklasifikuara apo të përgjithshme.

 

EULEX nuk komenton daljen e dokumenteve

Dokumentet e publikuara nga faqja WikiLeaks, kanë tmerruar botën lidhur me mënyrën se si komunikon rrjeti diplomatik amerikan ndërmjet vetes. Në njërën prej këtyre dokumenteve flitet për protokollin e nënshkruar nga Policia e EULEX-it me Policinë e Serbisë. Sipas dokumentit, Qeveria e Kosovës është shtyrë të pajtohet lidhur me këtë çështje. Por zyrtarë të EULEX-it nuk duan të komentojnë këtë rast. “Policia e EULEX-it ka nënshkruar një protokoll me Policinë e Serbisë dhe jo dy siç kanë raportuar mediat. Por më shumë, EULEX-i nuk ka çfarë të thotë në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.

 

SHBA, hetim penal ndaj Wikileaks

Autoritetet amerikane kanë nisur hetime penale ndaj faqes së internetit Wikileaks, për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Drejtësisë, Eric Holder, i cili ka theksuar se këto dokumente kanë vënë në rrezik funksionarë amerikanë në të gjithë botën. Dokumentet e publikuara flasin për raporte sekrete të hartuara nga ambasadat amerikane në vende të ndryshme të botës, për liderët botërorë. Autoritetet e SHBA druhen se publikimi i tyre mund të cenojë marrëdhëniet diplomatike me një sërë vendesh, të cilat janë paralajmëruar zyrtarisht nga Uashingtoni.

 

Vuk Jeremic cilësohet si i paqëndrueshëm nga francezët

 

Dokumentet sekrete nxjerrin “lakuriq” ministrin serb

 

Diplomati francez Jean-David Levitte deklaron se misioni i EULEX-it është duke u ballafaquar me probleme serioze diplomatike me qeverinë kosovare dhe publikun pas nënshkrimit të dy protokolleve më Serbinë. Ata shpresojnë për vazhdim të qetësisë publike në Kosovë gjatë zgjedhjeve komunale. Zëvendëssekretari amerikan Philip Gordon thotë që Kosova do t'i pranojë protokollet me Serbinë domosdo, por duhet që t'iu shpjegohet qartazi qeveritarëve kosovarë se këto janë marrëveshje teknike që nuk e prekin statusin e pavarësisë së Kosovës. Levitte po ashtu edhe akuzon ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic, duke thënë se nuk është duke bërë asgjë për t’i bindur serbët që të kthehen apo të inkuadrohen në qeverinë e Kosovës. Levitte shton se Jeremic bën "premtime të mëdha" sa herë që vjen në Francë, por asgjë nuk realizohet pastaj. Si rrjedhojë Ambasadori francez Levitte refuzon të takohet me të dhe nuk e sheh si "një fytyrë moderne të Beogradit”. Publikimi i këtyre analizave rreth ngjarjeve politike në Kosovë të shkruara nga diplomatët amerikanë që dërgohen në Departamentin e Shtetit mund të janë bumerang i madh për partitë politike që kanë qenë në pushtet prej vitit 2004 deri në 2010, sepse një pjesë e madhe e dokumenteve përmban afera korrupsioni dhe krimi për shumë shtete të botës.

 

Pështjellohen marrëdhëniet mes shteteve pas publikimeve

 

Krizë diplomatike besimi prej publikimeve të Wikileaks-it

 

Publikimi i dhjetëra, mijëra dokumenteve sekrete të Ministrisë së Jashtme amerikane prej platformës së internetit Wikileaks ka ndeshur kryesisht në refuzim. Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt tha, se prej zbulimeve është minuar roli i diplomacisë në parandalimin e konflikteve. Ministri i Jashtëm irakian Hoshjar Sebari i përshkroi publikimet si të papërshtatshme dhe jokonstruktive. Rusia dhe Turqia u shprehën të përmbajtura. Fillimisht dokumentet duhet të shqyrtohen me kujdes, u tha në Moskë dhe në Ankara. "Ne kemi dyshime në besueshmërinë e Wikileaks. Por ne do t'i shqyrtojmë të gjitha informacionet e publikuara dhe do të mbajmë më pas qëndrim", u shpreh kryeministri turk Erdoan. Në dokumentet e publikuar prej Wikileaks, Erdogan dhe qeveria e tij konservatore vlerësohen nga diplomatë amerikanë me skepticizëm, si aleatë të pasigurtë, pasi po e çojnë vendin drejt një të ardhmeje islamiste. Në dokumente bëhen pjesërisht vlerësime negative mbi politikanë ndërkombëtarë. Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, John Kornblum, u shpreh në televizionin gjerman, se sheh në fakt një humbje të besimit për diplomacinë amerikane, por ai beson në një përmirësim të shpejtë.

Posted via email from Shkupi Press extra