Klubi mbretëror është në përpjekje për ta penguar dominimin e Barcelonës në La Liga në dy vitet e fundit dhe përfundimisht të arrijë deri te trofeu i 10-të në Ligën e Kampionëve. Ronaldo beson se Reali mund ta realizojë këtë qëllim me Jose Mourinhon në stolin drejtues.
“Ardhja e Mourinhos ka ndryshuar gjithçka. Trajneri është shumë i mirë dhe ka sjellë përvojën e tij te Real Madrid. Me të kemi më shumë shanse për të fituar”, ka thënë Ronaldo.
“Qëllimi ynë është Liga e Kampionëve. Çdo futbollist i Real Madridit duhet gjithmonë të mendojë se është e mundur të fitojmë në Evropë. Jam i bindur se këtë vit do të jetë më ndryshe”, ka shtuar portugezi.





