Nga Gregg Easterbrook (Reuters) Për një gjeneratë, harku i ngjarjeve ndërkombëtare ka qenë kryesisht pozitiv – Lufta e Ftohtë përfundoi, Gjermanitë u ribashkuan, aparteidi mbaroi. Por, ama, janë pak konflikte që refuzojnë të përfundojnë njëherë e mirë. i tillë është edhe konflikti midis Koresë së Jugut dhe të Veriut, ku ndodhi shkëmbim zjarri, gjë që shkaktoi vdekjen e 2 ushtarëve të Koresë së Jugut.
Ende nuk është e qartë se si nisi incidenti. Me sa duket, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që posedojnë forca të konsiderueshme në Korenë e Jugut, Japoni dhe Guam, po e ndjekin nga afër këtë konflikt.
Korea e Jugut po lulëzon e lirë, po ndërton një demokraci të përkrahur nga qeveritë më të fuqishme në botë. Korea e Veriut po shkretohet gjithnjë e më shumë, është e shtypur dhe e vetmuar. Pothuaj të gjithë koreanët veriorë do të përfitonin jashtëzakonisht shumë, nëse do të rrëzohej muri që ndan vendin e tyre me Korenë e Jugut.
Po atëherë, përse konflikti mes dy Koreve nuk po resht?
Ish Bashkimi Sovjetik dhe më pas Kina e Maos, ishin në gjendje t’i mbanin popullsitë e vendeve të tyre të izoluara nga informacioni që vinte nga jashtë, më pas e përshkruanin botën si një vend ankthi.
Ndërsa rusët e viteve 1970 dhe 1980, po ashtu edhe kinezët e viteve 1970 dhe 1980, e dinin mirë se si ishte bota. Ora nisi të bënte tik-tak për kombet e tyre nën diktaturë.
Rrjedha e informacionit të sotëm global është shumë larg ideales, por Korea e Veriut është kombi i fundit, ku çdo qytetar merr përsipër një rrezik të madh, nëse përpiqet të zbulojë se ç’po ndodh në botë sot. Të dyja Gjermanitë dëshironin që konflikti i tyre të përfundonte sa më parë.
Sot, Koresë së Veriut i nevojitet një konflikt i pafund. Ndërkaq, Korea e Jugut dëshiron që konflikti të përfundojë. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Federata Ruse, Kina dhe Japonia dëshirojnë fundin e konfliktit korean.
Kim Jong II nuk dëshiron që konfliktit t’i jepet fund – pa të, ai dhe i biri nuk do të ishin më në pushtet. Konfliktet janë të vështira për t’i dhënë fund, kur një lojtar i rëndësishëm (mendo Hamasin) ka një vetë-interes në këtë dhimbje pa fund.
Nuk ka patur asnjë marrëveshje të Luftës Koerane. Armëpushimi i vitit 1954 bëri që të ndalonin të shtënat, por kurrë nuk u nënshkrua ndonjë traktat paqeje. Madje, edhe diktaturat e mëparshme i kanë respektuar marrëveshjet e paqes që kanë nënshkruar: ndërkaq, ujditë ndërkombëtare përfshinin marrëveshjet e Helsinkit më 1975, mbi të drejtat njerëzore, që kanë ndihmuar për t’i dhënë fund sistemit të vjetër sovjetik.
Asnjë traktat paqeje nuk ka ekzistuar për të lidhur nyjet e luftës. Kjo do të thotë se nuk ka pasur liberalizim kërkesash për angazhimin e Pyongyang në këtë çështje, ndonëse dihet fakti që shteti i luftës teknikisht nuk i dha kurrë fund ndihmës për Kim II-sung dhe tashmë, Kim Jong-Il, i cili vazhdon të ketë një gjendje të brendshme ksenofobie.
Te “Sistemi i aprovuar” i vitit 1994, në parim një memorandum i trilluar, thuhej se Korea e Veriut nuk do të përpiqej më të prodhonte materiale të zbërthyeshme për armët në shkëmbim të sasive të mëdha të naftës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe financimit të reaktorit bërthamor. George Bush më 2002 deklaroi se Koreja e Veriut ishte pjesë e “boshtit të së keqes”. Papritmas marrëveshjes iu mbarua afati.
Ajri i nxehtë që erdhi si pasojë nga Uashingtoni, nga republikanët dhe demokratët, ka patur nevojë edhe për besueshmëri në Pyongyang (Koreja e Veriut vazhdon të përpiqet të ndërtojë një reaktor nuklear më vete; mbase kjo nuk është dhe aq kërcënuese, por duke qenë se Koreja e Veriut u tërhoq nga Traktati Nuklear, pasi Bushi nisi të tundte gishtin për Pyongyang, vështirë se është e sigurt kjo). Koreja e Veriut nuk është përfshirë në tregtinë ndërkombëtare. Nëse na takon të flasim për globalizimin, në shumë raste, kjo i ka bërë kombet më të hapura, gjithsesi.
Të paktën që nga Panairi i Tregtisë në Lajpcig, që nisi pothuaj 100 vjet më parë, tregtia ka sjellë kultura të ndryshme për të mësuar nga njëra-tjera, për t’u frikësuar më pak nga njëra-tjetra dhe përgjithësisht, për të qenë forcë liberalizuese. Zor se ndonjë komb arrin të bëjë biznes me Korenë e Veriut; asgjë nuk e dobëson ksenofobinë e saj.
Rregullat e vendit! Diktatura e bazuar në raca ishte normë në botë gjatë Viteve të Errëta dhe në Europë, deri nga fundi i shekullit 19.
Tashmë është venitur pothuaj në gjithë botën – por ende lulëzon në Korenë e Veriut.
Kim Il-sung, që u nda nga jeta më 1994, kishte titullin Lideri i Përjetshëm dhe mbeti, në letër, kreu i shtetit. Kim Jong-Il posedonte vetëm një kualifikim në zyrë – ishte i biri i Kim II-Sung. Familja sunduese jeton në një luks ekstrem, ndërkohë që koreanët veriorë po vdesin urie.
Norma politike e bazuar në tirani është krimi i organizuar. Realiteti i tmerrshëm në Korenë e Veriut nuk ka për të ndryshuar nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Patriotët koreano-veriorë duhet t’i japin fund njëherë e mirë konfliktit.
As Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Kombet e Bashkuara nuk mund ta zgjidhin konfliktin e Koreve. Vetë koreanët – si të Veriut, edhe të Jugut – mund ta mbyllin këtë konflikt të tejzgjatur, një herë e mirë.
Hapi i parë do të jetë më i rëndësishmi për angazhimin me Pyongyang. Dekada kapardisjesh nuk kanë zgjidhur asgjë, siç tregon edhe rritja e konfliktit këto ditë.
Home »
» Roli i koreanëve në zgjidhjen e shpejtë të konfliktit ndër-korean