Menaxheri i Tottenhamin e cilëson kolegun e tij të Blackpool, Ian Halloway, si një trajner më të zotë se ai i Real Madridit.
“Mourinho është i mrekullueshëm. Por vendoseni atë te Blackpool dhe mendoni se ai do të mund të kishte nxjerrë 13 pikë tash? Unë nuk do të thosha. Nuk më intereson kush e fiton kampionatin dhe kupat. Ian duhet të jetë menaxher i vitit nëse ai vazhdon t’i mbajë ata në ligë”, ka thënë Redknapp.





