Mino Raiola thotë se ai është pyetur nga braziliani për të dërguar Zlatan Ibrahimovic, një klient tjetër të tij, te Manchesteri duke hapur kështu rrugën e shkëmbimit dhe transferimit Robinhos te Barcelona.
“E dërgova Mario Balotellin te City dhe e hoqa Robinhon. Ai më ka thënë se dëshironte të largohej nga klubi anglez. Ai tha se nëse Ibra shkon në City, atëherë ai e dinte sigurisht se Barcelona do të nënshkruante me të. I kisha thënë lojtarit të qëndrojë i qetë”.
“Më pas e dërgova Ibrahimovic te Milan, para se t’i them Gallianit se duhej të shkonim në Angli. Pastaj e mposhtëm Barcelonën dhe morëm Robinhon. Kështu që të dy, Ibrahimovic dhe Robinho, u transferuan te Milani”, ka thënë Raiola për Premium Calcio.





