Mediat italiane raportojnë për një dëmtim të Pirlos në kofshë, i cili do ta lë mesfushorin jashtë sfidës ndaj Interit, duke bërë kështu që vendin e tij ta zënë Gattuso, Ambrossini, Flamini ose Boateng.
Massimiliano Allegri ashtu si rivali i tij Rafa Benitez, përballet me mungesa të shumta, pasi që ai nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Alexandre Patos dhe Pippo Inzaghit.