Qendra spanjolle Gasol udhëhoqi ekipin me 26 pikë dhe 12 kërcime, derisa Bryant shënoi 20 pikë dhe shtatë kërcime në vetëm 27 minuta lojë. Lamar Odom shënoi 16 pikë dhe 14 kërcime.
Te Warriors, të cilët filluan sezonin me dy fitore para të humbasin ndaj Lakers, më i mirë ishte Monta Ellis me 20 pikë të shënuara.





