NBA: Jazz fitore të lehtë ndaj Heat

Paul Millsap ka shënuar pikët më të larta në karrierë, 46, dhe ka udhëhequr Utah Jazz drejt fitores së ngushtë 116-114 në kohën shtesë ndaj Miami Heat, që prishi mbrëmjen e madhe për LeBron James dhe Dwyane Wade.
Jazz, të cilët përmbysën deficitin prej 22 pikësh të ndihmuar nga paraqitja e mirë e Millsap në kohën e shtesë, i shkaktuan humbjen e parë në shtëpi këtë sezon Miami Heat, që tash ka pesë fitore dhe tre humbje në të gjitha ndeshjet këtë sezon.
Utah la në hije 39 pikët e Dwyane Wade dhe triple-double të realizuar nga LeBron James, i cili shënoi 20 pikë, 14 asistime dhe 11 kërcime. Deron Williams shënoi 21 pikë dhe kontribuoi me 14 asistime, derisa Chris Bosh shënoi 17 pikë dhe nëntë kërcime për Heat.