Edhe pse Miami përforcoi radhët duke transferuar LeBron James dhe Chris Bosh, humbja e mbrëmshme ishte e dyta radhazi, dhe e le ekipin pesë fitore dhe katër humbje.
James ishte i vetmi i treshes së ashtuquajtur “Treshja e Madhe” që vërtet ishte efektiv, duke shënuar 35 pikë, derisa Bosh shënoi 15 dhe Dwayne Wade shënoi pikët më të ulëta të sezonit, tetë.
Celtics, të cilët mposhtën Heat me rezultat 88-80 në ndeshjen e parë të sezonit muajin e kaluar, tash kanë shtatë fitore dhe vetëm dy humbje.