Nga Andrew Wilson Historitë e suksesshme në atë që Bashkimi Europian e quan “fqinjësi” e mirë kanë qenë të vështira për t’u përmbushur. Në fillim Gjeorgjia, pastaj Ukraina dhe kohët e fundit Moldavia kanë qenë shpresat e mëdha të BE-së. Por, në secilin rast, këto shpresa janë thyer. Për fat të keq për BE-në, samiti i përvitshëm me Ukrainën (në 22 nëntor) e tregon këtë dështim. Kjo mbledhje ndodhi në një kohë të favorshme, kur BE-ja rishikoi politikat e saj të Fqinjësisë Europiane (të lançuara në 2004) dhe Pjesëmarrjen Lindore (të lançuar në 2009), përpara zhvillimit të një samiti të dytë madhështor që do të mbahet në Budapest nën presidencën Hungareze në Maj 2011. Por Franca ka hezituar në lehtësimin e kërkesës së Ukrainës për vizat dhe negociatorët e BE janë të zhgënjyer me mungesën totale të progresit drejt një Marrëveshjeje Tregtie të Lirë, të cilën ato e fajësojnë me të drejtë “oligarkinë” Ukrainase të rikthyer në fuqi qëkur Viktor Yanukovich u bë President në shkurt.
Për një kohë të gjatë problem ka qenë mungesa e entuziazmit nga ana e BE-së për një zgjerim të mëtejshëm në rajon. Kohët e fundit, BE-ja është përballur me realitetin e Rusisë, të cilën Presidenti Dimitri Medvedev e quan “sfera e interesave të privilegjuara”. Sidoqoftë, gjithmonë e më tepër, problemi janë vetë shtetet e Europës Lindore. Së pari, janë shtetet e reja, sovraniteti i të cilave është kundërshtuar shpesh që me lindjen e tyre në 1991 dhe kanë mbetur të dobëta. Pavarësia e tyre ishte rezultati i kolapsit të Bashkimit Sovjetik dhe disa prej tyre kanë pasur revolucione nacionale, edhe pse në shumicën prej tyre elitat sovjetike dhe kulturat politike kanë mbetur të rrënjosura. Në këto vende korrupsioni është i lartë, model i të cilit është shteti i uzurpuar nga këto interesa dhe efektiviteti institucional dhe aftësia për të bërë reforma mbetet e dobët. Së dyti, ato janë shtete me ekonomi të dobët. Me përjashtim të pasurisë energjetike të Azerbajxhanit, ata kanë burime të pakta natyrore, vlera të larta prodhimi dhe gjithashtu kanë sektorë të gjerë agri-kulture. Ata gjithashtu varen nga borxhet ekonomike, të prejardhura nga shteti rus. Ukraina nxjerr përfitime nga tranziti i gazit, Bjellorusia nga përpunimi i vajit. Shumë materiale shitjeje të papërpunuara ose produkte baze - si për shembull çeliku ukrainas – konkurrenca e eksportit të së cilit varet më pak nga cilësia e produktit sesa nga çmimet e artikujve globale. Dy ekonomitë në rajon që duken më të suksesshme, Bjellorusia dhe Azerbajxhani, janë modeli që BE përkrah më shumë. Fati i tyre i mirë nuk ka të bëjë me politikat e tyre shërbyese, por në rastin e Azerbajxhanit ka të bëjë me hidrokarburet dhe në rastin e Bjellorusisë ka të bëjë me subvencionet ruse.
Efekti i emulacionit që nxiti reformën e Qendrës Europiane në 1990 nuk po jep më rezultat në Lindje. Ndryshe nga pranimi i kandidatëve të 1990-s, shtetet e Europës Lindore dhe Kaukazi kanë një aftësi të adaptojnë ligjet kryesore të Bashkimit Europian.
Se treti, megjithëse ata padyshim nuk do të protestojnë me zë të lartë, shtetet si Ukraina shihen më mirë si balancues sesa si të bashkuar. Loja e balancimit ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit i lejon elitat të mbajnë ekonominë oligarkike në një ekuilibër të dëmshëm të gjysmë-reformave.
Në të vërtetë, udhëheqësit janë Tito-t e kohërave moderne, të paaftë ose që nuk duan të bashkohen me Europën apo Rusinë. Por të dyja, Rusia dhe Perëndimi, janë të interesuara mjaftueshëm që ato të ushqejnë frymën e lojës së balancës me burime të mjaftueshme, duke u bërë të mundur udhëheqësve lokale të zmbrapsin rivalët dhe të kërkojnë falje për mungesën e reformave të tyre. Disa janë balancues kundërshtues. Qeveria e tanishme moldave, pro-integrimit në Aleancën Europiane, mund të ishte mjaftueshëm pro-europiane nëse nuk do ta kishte pikasur sesi Rusia i kishte trajtuar qeveritë e supozuara pro-Perëndimore në Gjeorgji e Ukrainë, përpara saj. Disa e luajnë lojën me kënaqësi. Mendoni se ironikisht, Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko papritur po merr në konsideratë një rol krahinor. Rritja e rolit të fuqive të tjera në rajon – Iranit dhe Turqisë, por mbi të gjitha, i Kinës, po u jep udhëheqësve lokale më shumë mundësi dredhimi, sepse siç tha Lukashenko gjatë një vizite në Pekin, “investimet e Kinës nuk kanë pasur kurrë një varg politikash të caktuara prapa”.
Së katërti, elementet e “Konsensusit të Pekinit” janë gjithnjë e më tepër duke hyrë në rajon. Ndërsa Ukraina e Yanukoviçit rrokullis përsëri reformat demokratike, Ministri i Jashtëm Kostandin Gryshchenko thotë se Ukraina mund “të marrë më të mirën nga eksperienca kineze”, në veçanti “aftësinë e të menduarit dhe të vepruarit në mënyrë strategjike” - e cila sigurisht është më e lehtë në vendet ku qeveria nuk has në opozitë.
BE-ja mund të vazhdojë të përshtatë politikat e zgjerimit në rajon ose mund të punojë shumë që të kthejë balancuesit në të bashkuar. Ekzistojnë disa shpresa për të ndryshuar strukturat nxitëse në shtete të vogla si Moldavia, veçanërisht nëse BE-ja mund të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale afatgjata. Por, diku në rajon, BE-ja mund të njohë realitetin e secilës lojë individuale balancuese dhe të punojë brenda limiteve të mundshme për të mbrojtur interesat e saj. Si fillim, BE-ja duhet të punojë të finlandizojë Ukrainën, politika e jashtme e së cilës, si ajo e Titos dikur, tani është zyrtarisht “jo e bashkërenduar”. Integrimi në NATO është ende i largët. Yanukoviç nuk e mbështet shumë Rusinë në termat afatshkurtër, por ka arritur në pikën që i duhen fuqi të tjera që të balancojë Rusinë. BE-ja mund të pranojë përmbajtjen e politikës së jashtme të Ukrainës, ndërkohë që është e përqendruar ta ndihmojë në transformimin e strukturave sociale dhe ekonomisë së saj, dhe gjithashtu të ruajë demokracinë e saj.
Një strategji e dytë është serbizimi i Gjeorgjisë. Ashtu si Serbia e Kosova, Gjeorgjia duhet të inkurajohet, dhe të harrojë rebelimin e ish-krahinave të veta, bile më pas të heqë dorë nga lloji i politikave manifestuese që janë në vartësi të gjetjes së tokave të shenjta, duke e lënë kështu vendin të lirë të përqendrohet në reformat e brendshme.
Dhe së fundmi BE duhet të punojë të francezojë Bjellorusinë. Ashtu si Spanja në vitet e fundit të diktaturës, një hyrje në politikë është e ndryshme. Por modeli ekonomik i Bjellorusisë nuk mund të mbijetojë, me deficitin ekonomik që parashikohet të tejkalojë 7 bilion dollarë (14% e GDP) këtë vit. Bjellorusët nuk mund të marrin borxh mjaftueshëm për ta mbuluar këtë. Ashtu si edhe Spanja nën udhëheqjen e Frankos, ekonomia bjelloruse do të duhet ndryshojë më shpejt se Lukashenko, duke vendosur themelet e një zhvillimi të shpejtë, më përpara se ai të ketë ikur.
Home »
» Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusia, kushinetat e lojës së re të diplomacisë euro-atlantike