The Sun shkruan se pas largimit të befasishëm të Ray Wilkins, Ancelotti mund të bëjë edhe një tentim për të sjellë Paolo Maldinin në klub.
Maldini u përmend se mund të ishte numri dy i Ancelottit kur menaxheri italian për të parën herë arriti në Chelsea, 16 muaj më parë, por ai thuhet se kishte refuzuar ofertën.
Tash thuhet se ai përsëri është cak i Chelseat. Një prej emrave tjerë që përmenden është edhe ish-ylli i këtij ekipi, Gianfranco Zola.