Po thuajse është e sigurt se Capello do të largohet nga stoli drejtues i Anglisë, ndërsa përzgjedhësi i ardhshëm kërkohet të jetë anglez. Lampard mendon se daja i tij, Harry Redknapp, duhet të jetë njeriu i cili do t’i udhëheqë Tre Luanët.
“Harry është zgjidhja më e mirë. Sipas meje, ai duhet të jetë përzgjedhës. Sinqerisht, do të isha shumë krenar nëse përzgjedhësi i ardhshëm do jetë ai, pasi Harry është nga familja ime. Nëse kërkojmë përzgjedhës në Angli, atëherë përfundimisht duhet të jetë ai”, ka thënë Lampard.





