“Nëse ne mund të mbajmë rrjetën të pastër, atëherë do ta mposhtim Milanin. Ky është qëllimi ynë. Nëse shikoni në ekipet e mëdha të cilat kanë arritur larg në Ligën e Kampionëve, atëherë ato kanë qenë ekipet që kanë pranuar më së paku gola”.
“Ky është çelësi i suksesit. Një mbrojtje e mirë fiton titujt dhe deri në këtë moment kjo është ajo që kemi bërë. Ne u kemi lënë ekipeve shumë pak hapësirë për të krijuar raste, përderisa kemi një sulm shumë të mirë, ndërsa stili ynë është i shpejtë dhe atraktiv”, theksoi Khedira.





