32-vjeçari u lëndua në stërvitje gjatë të mërkurës dhe do t´i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike ka konfirmuar klubi.
“Emile Heskey do të mungojë në ndeshjen ndaj Fulhamit, pasi ka pësuar lëndim. Heskey ka dëmtuar meniskusin në gjurin e djathtë gjatë të mërkurës në stërvitje, pa asnjë lojtar tjetër të përfshirë në incident. Lëndimi kërkon operim dhe ai mund të mungojë nga tre deri në katër javë", thuhet në deklaratën e Aston Villa.