“Ai është njeriu i duhur për ta fituar titullin. Unë nuk mund të bëj premtime për të ardhmen. Siç e dini, deri para dy muajve nuk e dija se ekziston futbolli anglez”.
“Ne si tendencë kemi të qëndrojmë me menaxherët tanë, kjo është historia jonë, Roy nuk e ndërtoi këtë ekip, kështu që mendoj se është kritikuar pa të drejtë këtë vit. Mendoj se roli im në këtë pikë është që ta mbështes atë aq sa kam mundësi, të sigurohem se ai i ka burimet e nevojshme, pasi që ai është menaxheri ynë dhe kjo nuk do të ndryshojë për një kohë të gjatë”, deklaroi John Henry për Sky Sports.





