Genta Ismaili ne Eurosong

                                                           
Kengetarja nga Kosova, Genta Ismajli ka hedhur sytë drejt Evropës dhe festivalit me te njohur te kenges evropiane. Sipas ''SH2'', Genta në një fshehtësi totale po merr pjesë në seleksionimin e Zvicrës për përfaqësuesen e tyre në “Eurosong”. Rregullat e reja të këtij festivali, në përpjekje për të fituar një audiencë sa më të madhe, tregojnë se nuk është më e nevojshme , që të jesh shtetas apo banor i një shteti, për të marrë pjesë në konkursin seleksionues të këtij shteti për përfaqësuesin e tyre në Eurovizion.

Me idenë se do të mbështetet nga numri i madh i shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, Genta ka regjistruar këngën e re “This Is My Night” e cila ka për autorë Cuneyt Çakim dhe S.Levenberger. Nëse kualifikohet në seleksionimin paraprak dhe hyn në dhjetëshen finale, Genta ka më shumë shanse për të fituar, pasi është mjaft e preferuar nga shqiptarët e Zvicrës të cilët padyshim do të votonin për të.