Galliani: Inzaghi do të fitojë marrëveshje të re

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se një kontratë e re është duke e pritur Pippo Inzaghin.
37-vjeçari shënoi dy gola kundër Real Madridit në mesjavë, por nuk ishte startues në ndeshjen në udhëtim te Bari gjatë të dielës.
“Tashmë i kam thënë Pippo: 'Ke kërkuar rinovim të kontratës për një vit dhe tash nuk ka shanse që do të të lejoj të largohesh'. Ai do të qëndrojë me ne ”, ka thënë Galliani.

Related Posts: