Foreign Policy: Ja 11 argumentet kryesore pse Bush ishte Presidenti më i keq në historinë e SHBA-ve

Dy vjet në presidencën e Barac Obamës, dhe është bërë një klishe të vëzhgosh se presidenti më i ri, i cili e kaloi të gjithë fushatën zgjedhore të 2008 duke premtuar se do të sillte ndryshim rrënjësor në drejtim të përgjithshëm në SHBA, përfundoi me një strategji politike që në mënyrë të çuditshme duket si ajo e George W. Bush. Amerika ka më shumë trupa në Afganistan sesa kishte në vitin e fundit të Bush, Guantanamo është ende i hapur, përpjekjet për të angazhuar Iranin dështuan. Ndërkohë që ushtarët amerikanë mund të kenë filluar të tërhiqen nga Iraku, ata kanë lënë goxha trupa mbrojtës pas tyre. “Pikat vendimtare” është një linjë mendimi e re kundër një nostalgjie për presidentit e vjetër me sloganin “A ishte vërtet aq i keq ai”. Nostalgji kjo që po përhapet nga politikanët e deri tek analistët e gazetarët që dy vjet më parë, ishin të njëjtët që po trumbetonin një “Erë të re”. Por mos besoni asnjë fjalë nga ajo që thuhet pasi politika e Bush ishte vërtet e keqe. Dhe fakti që Obama po ndjek të njëjtën rrjedhë, tregon më pak se një matje të diturisë së Bushit, një kujtim i gropës së thellë në të cilën e la ai vendin e tij. “Pikat vendimtare” ka 14 kapituj, secili vërtitet rreth vendimeve kyçe që Bush ka marrë gjatë jetës së tij në presidencë.

1. Dëgjoi Cheney-n
Në vitin 2000 George e zgjodhi Dick Cheney që të drejtonte kërkimin e kandidatit për zëvendës president. Me një lëvizje tepër vetëbesuese, Cheney hodhi kandidaturat në ajër dhe nominoi veten e tij si kandidat… dhe Bush pranoi. Ky ishte fillimi i gabuar i Bushit, nga i cili rrodhën edhe shumë gabime të tjera. Cheney nuk harxhoi fare kohë për të administruar aparaturat e politikës së jashtme, të cilat supozoheshin të ndalonin ekstremistët, nga ky indiferentizëm ata e patën mundësinë e tyre më 11 shtator 2001. Duke iu referuar kësaj Richard Perle thotë për “New Yorker”, “Nëse Bush do të kishte në stafin e tij administrues njerëz të zgjedhur nga Brent Scowcroft dhe Jim Baker… Atëherë gjërat do të kishin qenë ndryshe pasi ata nuk do të kishin sjellë ide që kanë çuar njerëz të rëndësishëm nè dështim.

2. Mendje kriminale
Gjatë vitit të tij të parë Bush bëri hapin e pazakontë duke hequr formalisht firmën e SHBA-së nga kuvendi dhe krijoi një Gjykatë Krimesh Internacionale. Jo vetëm që ishte një lëvizje e panevojshme, pasi kuvendi ishte shkrirë me ardhjen e senatit amerikan, por gjithashtu kjo lëvizje solli zemërimin e gjatë të aleatëve të NATO-s që ishin mbështetës të kuvendit. Por administrata nuk ishte ende e kënaqur: Ajo më pas kërcënoi se do të refuzonte të merrte shumë ndihmës të huaj si aleatë të SHBA, nëse edhe ata nuk hiqnin dorë nga kuvendi. Kjo lëvizje solli tjetërsim të marrëdhënieve me mbështetësit e huaj duke sjellë zemërim tek ta dhe duke vënë në lëkundje qëndrueshmërinë në Amerikë. 

3. Mos shko në Kyoto
Protokolli i Kyotos ishte një marrëveshje me të meta dhe kishte pak shanse që senati amerikan ta ratifikonte atë. Por në vend që të pranohej nevoja për të bërë diçka më shumë për ngrohjen globale dhe të gjendej një zgjidhje më e mirë për këtë problem, Bush në mënyrë kategorike refuzoi idenë e ndonjë marrëveshjeje ashtu siç thuhet edhe në fjalimin e përfaqësuesit të tij Ari Fleischer, ”nuk është në të mirë të ekonomisë amerikane”. Në vend që ta bënte Amerikën të dukej bujare dhe largpamëse, përgjigja e Bushit e bëri përkundrazi SHBA-në të dukej njëkohësisht miope dhe e pashpirt. Falë indiferencës së Bushit për këtë gjë, tetë vjetët më pas erdhën me vështirësi dhe pak progres, dhe pas një dekade më vonë ne ende nuk e kemi zgjidhur këtë problem.

4. Osama bin Kush? 
Bush i kushtoi vëmendje të madhe terrorizmit apo Al Kaedës gjate fushatës zgjedhore të vitit 2000, ai dhe sigurimi kombëtar i tij vazhduan sjelljen prej kavalieri të lartë deri në sulmet e 11 shtator 2001. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Condoleezza Rice e uli statusin e koordinatorit kombëtar për kundër-terrorizmin, Richard Clarke, dhe Sekretari i Mbrojtjes Pul Wolfoëitz i pati thënë Clarke në 2001 se po i linte shumë hapësira Bin Ladenit. Akoma më keq, shërbimeve inteligjente të mbrojtjes dhe sigurisë, iu kushtua shumë pak vëmendje gjatë verës së vitit 2001, dhe ne të gjithë e dimë se ç’ndodhi më pas.

5."Lufta globale kundër terrorizmit"
Do të kishte qenë mjaft e lehtë për Bushin që ti deklaronte luftë Al Kaedës pas sulmeve të shtatorit, por në vend të kësaj ai i shpalli luftë vetë idesë së terrorizmit. Vendim ky që i dha teorikisht Amerikës një rol në konfliktet nga Irlanda në Uzbekistan e deri në Sri Lanka, dhe jo gjithmonë në "anën e të mirëve". Duke deklaruar "Luftë terrorit" i dha Osama Bin Ladenit një status ndryshe nga ai që meritonte. Në vend që ai të shihej si një vrasës kriminel dhe i rrezikshëm, shihej si një luftëtar heroik i cili ishte tashmë i plotfuqishëm. Terrorizmi po shikohej si një problem i ushtrisë dhe kjo gjë ishte e gabuar pasi më tepër se ushtarak ai duhet të përbënte një problem që tu përkiste qeverive, forcave inteligjente e speciale, një problem gjithëpërfshirës edhe midis qeverive të vendeve të tjera, në mënyrë që të gjithë të ishin të një mendjeje. 

6. "Waterboard" (Torturat me ujë)
"Waterboard u bë një fjalë e përhapur në sensin negativ në botë. “Waterboard” konsistonte në përgatitjen e administratës së Bush për të autorizuar një set praktikash që janë dokumentuar në mënyrë të kujdesshme në përmbledhjen e Jane Mayer, të quajtur "The dark side" (Ana e errët) dhe që kanë të bëjnë me politika diktatoriale e brutale të ndjekura nga ana e ushtrisë. Këto praktika janë këshilluar dhe mbështetur nga John Yoo, një oficer i Departamentit të Drejtësisë Në SHBA. Ishte më vonë dhe vet Bush i cili pranoi se e kishte aprovuar vet waterboardin për kapjen dhe torturimin e të gjithë të dyshuarve për terrorizëm. Këto praktika përfshinin përdorim të torturës, heqjen nga ushtria, kushte sekrete për të dyshuarit si terrorist, shënjestra të adresuara, dhe dënime të padiskutueshme pa gjyqe në Guantanamo apo lehtësime të tjera. Këto praktika u diskutuan shumë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut. Incidenti në burgun e Abu Ghraib dhe shumë ngjarje të tjera si këto tregojnë se duhet të kalojnë dekada që imazhi ndërkombëtar i Amerikës të përmirësohet.

7. "Axis of Evil". (Trekëndëshi i djallit)
Në muajt pas 11 shtatorit, Amerika mori në mënyrë të habitshme dhe surprizë ndihmë në luftën në Afganistan, nga Irani, vend që nuk ishte mik me Al Kaedën dhe armik me Talebanin. Koordinimet diplomatike dhe forcat inteligjente ne Teheran e ndihmuan SHBA-në të udhëhiqte në Taliban dhe më vonë formuan qeverinë e Hamid Karzait në Kabul. Dhe si e shpërbleu Bush një ndihmë të tillë nga Irani? Duke e bërë pjesë e "Axis of Evil" së bashku me Irakun dhe Korenë e Veriut. Ky veprim kaq i ulët hoqi të gjitha mundësitë që të viheshin marrëdhënie të mira me Iranin.

8. Iraku 
Lufta e Irakut ishte një gjë krejtësisht e kotë dhe gjërat që çuan në bërjen e saj ishin të kota. Kishte armë që nuk ekzistonin dhe ishin sajuar dhe kishte biseda midis Saddan Hussein dhe Osama Bin Ladenit që nuk ekzistonin dhe ishin sajuar. Ka një spektakël të ulët të Sekretarit të Shtetit Colin Powel që kalon orë me dëshmi boshe në Këshillin e Sigurisë së SHBA-së. Shpenzimet për këtë luftë janë afro 1 trilion $. Dhe të mos harrojmë 4000 amerikanë dhe 100000 civil irakian që vdiqën. Një strategji që supozohej të sillte demokracinë miqësore të Amerikës në Lindjen e Mesme, por që solli vetëm shfuqizime dhe ç’orientim në këtë rajon. Por më e keqja dhe më e dhimbshmja e të gjithave është se presidenti nuk pendohet as sot e kësaj dite për këtë gjë.

9. Sabotimi i paqes në Lindjen e Mesme
Kur Bush zuri vend vendosi ta çonte çështjen e paqes midis Izraelit dhe Palestinës në plan të dytë. Shumë njerëz e paralajmëruan se gjendja do të bëhej më keq nëse ai neglizhonte. Ai në një farë mënyre donte ta përdorte Izraelin për të bërë disa lëvizje në territore të zëna. Ai e kishte kuptuar se kishte tendenca anti-amerikane në botën arabe dhe islamike dhe do të ishte e vështirë të shfuqizonte Al Kaedën. Më vonë u ndje nën presion nga lobi izraelit kështu që kjo e çoi të mendonte se Izraeli dhe SHBA ishin partnerë në luftën kundër terrorizmit dhe për këtë problem ai duhet të ndiqte drejtimin izraelit.

10. Uragani Katrina
As policia jonë dhe as e huaja nuk ja dolën mbanë. Duket e çuditshme por kjo ishte përgjigja e Bush për uraganin Katrina. Sepse fuqia e Amerikës qëndron në faktin se vendet e tjera mendojnë se ne amerikanët dinë ca bëjnë dhe qëndrojnë brenda idealeve, por katastrofa në New Orleans tregoi një dështim në vetëmbrojtje të Amerikës. Nëse ne nuk mbrojmë dot veten tonë, si mund të presim të japim imazhin e shtetit tonë në një vend të largët dhe të huaj.

11. Ekonomia
Duke ulur taksat ndërkohë që shpenzimet për luftë ishin të mëdha, Bush prodhoi një rekord me deficite fiskale dhe një borxh të madh. Ekipi ekonomik i Bush i kushtoi një vëmendje të madhe gjithashtu rikonstruksionit të Wall Street, që prodhoi një kolaps financiar në 2008. Të gjitha këto dhe shumë e shumë shpenzime të tjera i kushtuan amerikanëve triliona dollarë dhe shumë vende pune. Dëm financiar ky që do të ndikojë në perspektivën ekonomike në Amerikë për shumë vite me radhë.

Bonus 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin qenë shumë më mirë nëse George W. Bush të vendoste të mos i hynte kurrë politikës por në vend të kësaj të vendoste të drejtonte një ekip bejsbolli. Jo se në atë punë ishte më i mirë ,por e sigurt se do të kishte më pak pasoja për Amerikën dhe gjithë botën. Përpjekjet e Obamës për të pastruar dëmet që la politika e Bush mund të jenë zhgënjyese deri tani, por nuk ka arsye për të patur nostalgji për njeriun që krijoi të gjitha këto telashe i pari.

Përgatiti Jola Pashollari

Posted via email from Shkupi Press extra