United ka fituar tre ndeshje radhazi që kur Rooney kërcënoi të largohet dhe Ferguson ka thënë se e gjithë saga në të vërtetë e kishte bashkuar klubin.
“Kjo mund të kishte pasur saktësisht efektin galvanizues për të cilin kishim nevojë, i cili na ka bashkuar të gjithëve”, ka thënë Ferguson.
Ferguson më tej vetëm se i ka dhënë më shumë turbullirë paqartësive se kur mund të rikthehet në fushë Rooney. “Po ai është i gatshëm të rikthehet. Mirë, do të kalojnë tre javë para se ai të rikthehet”, ka shtuar skocezi.