“Ne kemi qenë në këtë situatë shumë herë dhe duhet të lëvdohet sakrifica e ekipit. Ishte karakter ‘kurrë mos thuaj vdis’. Disa lojtarë luajtën të sëmurë nga gripi apo diarea. Mëngjesin e të shtunës është dashur t’i kontrollojmë lojtarë si Evra, Scholes dhe Vidic të cilët ranë nën ndikimin e motit”, tha Ferguson.
Skocezi e përkufizoi lëndimin e Owen Hargreaves në kofshë si katastrofal dhe të pabesueshëm, pak kohë pas rikthimit të mesfushorit anglez në fushat e blerta.





