SELDI dhe SINANI GAY
Te thuash se ndihet e zhgenjyer, eshte shume pak… Kjo pasi ndarja mes Seldit dhe Domenikes, nuk i ngjan aspak ndarjes klasike mes dy te rinjeve kur njeri apo te dy kane kuptuar se nuk mund te rrine me me njeri-tjetrin, se per nje arsye apo nje tjeter, dashuria ka marre fund. Jo, eshte shume me teper se kaq eshte me e rende se kaq. Domenika, vajza e cila u be e njohur fale programit Big Brother ndjehet e lenduar ne personalitetin dhe ndjenjen e saj, ndjehet e perdorur, e tallur… Historia e lidhjes se tyre nis ashtu siç te gjithe e kemi pare.
Ai e piketon qe ne fillim, i shpreh dashurine nderkohe qe ajo eshte pak me e terhequr pasi siç e pohon edhe vete, nuk kishte hyre ne Big brother me mendimin per t’u lidhur me dike. Dhe nese brenda asaj shtepia gjithçka qe ajo ndjente per Seldin ishte nje terheqje, pasion por jo me shume, pas daljes e gjitha u transformua ne nje dashuri te forte, ne nje ndjenje qe i jepte lumturi. Edhe pse mardhenia mes saj dhe Seldit nuk ishte me e mira e mundeshme, perseri Domi jetonte ndjenjen, ashtu siç ajo e perceptonte. Goditja e pare erdhi pas prononcimit te nje mikut te Seldit, OG tek Gazeta Panorama pak jave me pare, ku ai rrefen per homoseksualitetin e mikut te tij te vjeter. Me pas Domi i kerkon shpjegime te dashurit per kete ngjarje dhe ai javen tjeter ben nje reagim pergenjeshtrues ne gazeten tone. Por kishte edhe me … sjellja e Seldit ishte shume dyshuese. Ishte dikush tjeter ne jeten e ti, dikush shume i rendesishem… Derisa nje dite Domi e zbulon… Lexoni me poshte se çfare na rrefen ajo:
Menjehere pas daljes nga Big brother ti dhe Seldi keni qene vazhdimisht ne qender te vemendjes se mediave, duke u komentuar si nje çift model. Ne fakt, çfare fshihej pas asaj buzeqeshjeje kopertinash?
Fshihej shume, fshihej mbi te gjitha fakti qe ne nuk ishim aspak ai çift i lumtur, qe po kerkonim te ndertonim jeten tone dhe po benim plane per te ardhmen. Jo sepse une nuk doja, por sepse Seldi nuk ishte i çilter dhe i sinqerte ne kete lidhje.
Po ti, sa e çilter ishe?
Une ne fakt qe ne fillim jam sjelle dhe kam pohuar vetem ato çfare kam ndjere ne ato momente. Brenda ne shtepise kam thene se e pelqej Seldin por nuk kam thene qe e dua. Ishte vetem pasion, nje terheqje, por mbetej ketu. Me pas kur dolem filluam te jetonim bashke dhe une u dashurova marrezisht mbas tij. Deri kur diçka filloi te ngec…
Cfare kishte qe nuk shkonte ne mardhenien tuaj?
Fillova te dyshoja per nje tjeter lidhje. Sjellja e tij ishte tipike e atij qe ben nje jete paralele.
Ndonje femer?
Fatkeqesisht jo. Behej fjale per nje mashkull. Kur kam dal nga Big Brother jam njohur me disa miq te Seldit. Une kam ardhur nga Italia dhe nuk kam shume njohje ne Tirane. Nje nga miqte e tij ishte edhe Sinan Hoxha, kengetari i njohur. Seldi me thoshte qe e ka kusheri dhe ishin shume miq bashke. Gjithashtu me pohonte se ishte ai qe e mbeshteste ne karrieren e tij si kengetar. Por me bente te dyshoja fakti se vetem kur e merrte Sinani ne telefon, ai largohej dhe dilte ne ballkon per te folur. Me pas, te njohur te Seldit me treguan se mes tyre kishte me shume se miqesi dhe mbi te gjitha ata nuk ishin kusherinj. Nje tjeter fakt qe me lendonte ishte edhe intervista e OG tek gazeta juaj. Ai kishte qene mik i vjeter i Seldit dhe e njihte me mire se une.
Ti i kerkove shpjegime Seldit?
Patjeter qe po, insistova pasi situata filloi te behej e padurueshme. Dhe ai e pahoi… Me rrefeu gjithçka per lidhjen e tij intime disa vjeçare me Sinanin. Ishte e tmerrshme. Nuk arrija ta besoja.
Sikur mos te kishte qene kjo histori, thjesht nga marredhenia juaj, ti arrije te kuptoje se kishte diçka qe nuk shkonte, ose me sakte a kishit ju nje jete sesuale normale?
Ishte nje jete seksuale sa per te thene. Por ai justifikohej duke thene qe ishte i lodhur, i stresuar prej klipit e budalleqe te tjera si keto.
Dhe ti i besoje?
Une kisha nje problem shume te madh, nuk isha e kthjellet pasi kisha rene kembe e koke ne dashuri me te. Madje edhe tani qe po flasim, une ndjej akoma per ate njeri. Por natyrisht ndjehem e fyer. e tallur, e perdorur…
E perdorur ne ç’kuptim?
Ne kuptimin se me ne fund e mora vesh lojen e Seldit. Ai me orientimin e mikut te tij te zemres, Sinanit, kishte hyre ne Big brother jo vetem per fame, por qe te lidhej me nje femer, pasi tashme te gjithe po pershperisnin per lidhjen e tyre intime. Dhe me gjeti mua… . Mirepo kur lidhja jone vazhdoi edhe jashte, Sinani filloi nje fushate shpifjesh dhe sharjesh ndaj meje qe une te ndahesha nga Seldi. Tani e kam te qarte te gjithe skemen dhe me vjen shume keq qe u bera une viktima e tyre.
Tani qe lidhja jote me Seldin perfundoi, do te kthehesh ne Itali apo do te qendrosh ketu?
Do te diplomohem ne Itali dhe me pas kam ndermend te rikthehem ne Shqiperi per disa plane te cilat shpresoj te me realizohen por qe nuk dua t’i be
D





