Një raport i vetëm daton vitin 1966, por shumica janë dokumente që datojnë vitin 2004 e mbrapa. Kjo ishte koha kur SHBA-ja vendosi SIPRNet, baza e të dhënave prej së cilës vjen edhe materiali në fjalë. Numri i mesazheve është rritur shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve. Vetëm gjatë 2 muajve të parë të këtij viti janë dërguar 9005 raporte. Pas kësaj, vala e materialeve të marra nga “Wikileaks” mbaron. Çdo dokument përfshin datën, autorin, adresën, nivelin e klasifi kimit dhe tekstin e raportit. Në disa jepen edhe emrat e informatorëve. Një pjesë e madhe e dokumenteve janë hartuar nga ambasadorët, konsujt dhe stafi i tyre. Pjesa më e madhe përmban vlerësime të situatës politike në vendet e veçanta, intervista protokollare dhe informacione plotësuese në lidhje me vendimet dhe ngjarjet. Në shumë raste jepen edhe profi le politike dhe personale të individëve të ndryshëm dhe liderëve. Nga vijnë këto materiale dhe sa “shpërthyese” janë? Si edhe në rastin me dosjet e Irakut e të Afganistanit, edhe këto materiale diplomatike janë dërguar gjithashtu përmes një rrjeti të sigurt të protokollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose ndryshe SIPRNet. Ky rrjet qeveritar përdoret për transmetimin e dokumenteve që kanë një nivel të lartë klasifi kimi dhe që konsiderohen si “konfi - dencialë”, apo “sekretë”. Sipas qeverisë amerikane, një status i tillë u jepet dokumenteve, të cilat nëse publikohen mund të shkaktojnë një “dëm serioz” për sigurinë kombëtare. Materialet e klasifikuara si “top secret” nuk përfshihen në materialet e publikuara nga “Wikileaks”. Sepse, për të pasur akses në këto dokumente duhet një mënyrë hyrjeje e veçantë. Thuajse gjysma e materialeve nuk janë sekrete dhe një pjesë janë klasifi kuar si “konfidenciale. Vetëm 6%, ose 15 652 materiale janë klasifi kuar si “sekrete”. Prej tyre 4330 janë aq sekrete sa mbajnë etiketën shtesë “NOFORN”, që do të thotë se nuk duhet që të jenë të aksesueshëm për personat që nuk janë nënshtetas amerikanë. Në të dhënat e SIPRNet kanë akses rreth 2.5 milionë njerëz, përfshi stafi n në shumë departamente dhe agjenci të qeverisë. Përvoja ka treguar se, megjithatë, pjesa më e madhe e atyre që e përdorin këtë rrjet janë punonjës të Departamentit të Mbrojtjes. Të dhënat e klasifi kuara janë të gjetshme në disa kompjuterë të posaçëm që vendosen në qendrat ku operojnë forcat amerikane. Procedurat e hyrjes dhe aksesit ndërrohen në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë, edhe dokumentet që janë të klasifikuara si “top secret” janë të aksesueshme nga 850 mijë amerikanë. Rrjedhja e materialeve diplomatike është një mundësi që nuk ishte përjashtuar. Si duhen lexuar këto dokumente? Krahasuar me raportet për Irakun dhe Afganistanin, materialet diplomatike janë shumë më të lehta për t’u lexuar dhe për t’u kuptuar. Për shembull, ato përmbajnë shumë më pak akronime dhe janë formuluar në ambiente me më pak stres, si për shembull zyra. Megjithatë ka disa kode që përdoren në krye të dokumenteve që kërkojnë shpjegime. Sa i besueshëm është informacioni? Në këto materiale diplomatët raportojnë për gjëra që ndodhin në botë. Në këtë mënyrë ata bëjnë shumë shpesh vërejtje kritike në lidhje me politikanët e huaj dhe për veprimet e tyre. Ato janë shkruar duke pasur besim se do të mbeten të klasifi kuara për 25 vitet e ardhshme. Një nga gjërat e veçanta për dokumentet është se na lejojnë që të dëgjojmë shumë diplomatë dhe politikanë më në fund të thotë të vërtetën, sepse siç e thamë, prononcimet janë bërë në besimin se këto deklarata do të mbeten sekret. Megjithatë, duhet pasur parasysh se nuk është gjithmonë e mundur që të thuhet se cili burim thotë të vërtetën, apo cili e ka bazuar vlerësimin në një fakt të pabazë, sepse në deklarata të tilla ka shpesh edhe gënjeshtra apo dezinformime. Si e menaxhojnë vendet e tjera korrespondencën e brendshme? Sinqeriteti i shfaqur në këto dokumente nuk është i pazakontë. Ne i kemi parë publikisht diplomatët që të flasin me formula të mëdha, por në këto materiale ata përdorin një gjuhë shumë të qartë dhe kjo ndodh për amerikanët, por edhe për vendet e tjera. Sistemi i përdorur nga amerikanët nuk është unik për sa u përket termave teknike. Por ka vende që përdorin rrjete të tjera të komunikimit të koduar. Si duhet të reagohet? Dana Priest: Qeveritë duhet të përgjigjen. Këto dosje do të kenë një ndikim të madh Dana Priest është një nga gazetaret më të shquara amerikane, një gazetare që prej 20 vitesh punon me të famshmen “Washington Post”. Ka fi tuar 2 herë çmimin “Pulitzer”, një herë në vitin 2006 për zbulimin e ekzistencës së burgjeve të fshehta amerikane në botë dhe në vitin 2008 për agjencitë e sigurimeve amerikane pas 11 shtatorit 2001. Askush më shumë se ajo nuk e njeh kufi rin e hollë që ndan një skup nga rrezikimi i sigurisë kombëtare. Ajo është një nga ata zëra që mendojnë se këto dokumente do të kenë një ndikim të madh. “Një gjë është që disa gjëra nënkuptohen dhe një gjë tjetër është që ato të deklarohen dhe të dalin në dritë të diellit. Në lidhje me disa liderë ka vëzhgime “jo të mira” dhe qeveritë e këtyre vendeve janë të detyruara që të përgjigjen. Po a mendon ajo se ndërhyrjet e vazhdueshme të qeverive të ndryshme për ta bllokuar sajtin do të kenë sukses? Dana thotë se kjo nuk do të ndodhë, sepse njerëzimi është në epokën e internetit dhe kjo e bën shumë më të lehtë mbledhjen dhe përhapjen e informacionit në mënyrë anonime. Edhe nëse do të mbyllin “Wikileaks”, do të ketë sajte të tjera që do të dalin. Këtu kemi të bëjmë me një ndryshim të mënyrave të komunikimit mes burimeve të ndryshme shumë më të hapura dhe publike se në të shkuarën. Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit kanë deklaruar se ata që kanë publikuar këto materiale kanë bërë zgjedhjen e gabuar. A mendon kështu edhe gazetarja? Sipas saj, edhe vetë shefi i Pentagonit pas publikimit të dosjeve të Irakut u detyrua që të thoshte se materialet nuk kishin shkaktuar dëme. Qeveria ka arsyet e saj për të denoncuar “Wikileaks”, por na takon ne gazetarëve të themi nëse ajo është e vërtetë apo jo dhe nuk mund t’i besojmë qeverisë vetëm pse është qeveri. Duhet që të marrim në konsideratë edhe opinionin publik.
Home »
» Dokumentet, çfarë na thonë në të vërtetë





