“Ndaj Sevillas unë shënova dy gola dhe në atë sens, unë jam tejet i rehatuar. Unë jam i lumtur me rolin tim, por ndjej se mund të bëj më shumë. Gjëja më e rëndësishme është se Barcelona po shënon gola, jo David Villa. Ne jemi ekip dhe vlen vetëm nëse klubi fiton.
“Në të gjitha aspektet, une ndihem mirë. Trajneri na jep instruksione, në mënyrë që lojtarët në fushë të mos dyshojnë në rolin e tyre. Pozita ime është sqaruar nga Guardiola, Vicente Del Bosque dhe bashkëlojtarët tjerë që kam pasur”, u shpreh Villa.





