I njohur si “Uragani”, Tefik Bajrami do të ngjitet në ring më 13 nëntor, kësaj here në Buchs të St Gallenit, Zvicrës, kundër italianit Marco Frusillo.
Bajrami, i cili bokson në kategorinë e rëndë deri në 91 kilogramë, më 23 tetor fitoi ndeshjen e parë të tij si profesionist me nokaut në rundin e dytë, kundër hungarezit nga Serbia, Attila Mathe.
Meçi i të shtunës do të mund të shihet një javë më pas, më 21 nëntor, në Radiotelevizionin e Kosovës.





