big brother albania 4 nis ne dhjetor

Reality show “Big Brother albania 5” ka shpallur të hapur audicionin për këtë edicion të ri të vitit 2010-2011, që pritet të nisë transmetimin në muajin dhjetor në ekranin e “Top Channel”. Tashmë, sipas njërit prej kandidatëve, në jurinë përzgjedhëse janë Kastriot Çaushi, Olti Curri dhe një psikologe. Thuhet se aplikantët janë të shumtë nga Shqipëria, Kosova dhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që duan të provojnë veten dhe të prekin famën në Shqipëri. Fansat e këtij spektakli të drejtuar deri tani nga Arbana Osmani, ndoshta këtë herë janë në pritje të një konkurrenteje femër, që të mund të jetë e para fituese, pas tre fituesve meshkuj, pikërisht Arbër Çepanit, Qetsor Ferunaj dhe Jetmir Salaj. I frymëzuar nga vëllezërit e mëdhenj ku ai ka dalë fillimisht “Big Brother Albania” gjatë tre  viteve të kaluara mblodhi banorë nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe emigracioni e diaspora.
Vëllai i Madh përzgjedh pjesëtarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë shqiptare dhe i vendos ata në një mjedis të paanshëm, por me rregulla strikte për tre muaj me radhë duke sjellë të shtunave një “show” emocionues, në një tjetër këndvështrim të asaj që teleshikuesit shohin përgjatë 24 orëve. I paralajmëruar nga filmi i famshëm “The Truman Show” i regjisorit Peter Weir, bazuar në versionin origjinal holandez, krijuar nga Endemol si transmetimi i parë i “Big Brother” njihet ai në Holandë dhe më pas ai u bë nga më të shikuarit në 70 vende të botës, midis tyre renditet edhe Shqipëria.