Portugezët arritën të krijojnë avantazh prej 4-0, mirëpo në 15 minutat e fundit të takimit francezët arritën ta ngushtojnë rezultatin në 4-3.
Vendasit realizuan tri herë në pjesën e parë, përmes Alan Kardec (20’), Fabio Coentrao (32’) dhe Javi Garcia (43’) duke dhënë shenja se i dëshironin tre pikët nga ky takim.
Në pjesën e dytë, Fabio Coentrao realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Benfican (67’), ndërsa ky ishte momenti kthyes i ndeshjes.
Lyoni arriti të realizojë tri herë përmes Yoann Gourcuff (75’), Bafetimbi Gomis (85’) dhe Dejan Lovren (90’), mirëpo këto gola nuk mjaftuan për të nxjerrë një pikë.
Në takimin tjetër të Grupit B, Schalke ka barazuar pa gola si mysafir i Hapoel Tel Aviv.
Përkundër humbjes, Lyoni prin në Grupin B me nëntë pikë, i ndjekur nga Schalke që ka shtatë pikë dhe Benfica me gjashtë pikë.





