Pasi hyri në zonë, dribloi dy a tri lojtarë dhe i rrëzoi ata me një kthim të shpejtë, David Villa gjeti të lirë Lionel Messin (23’), që nuk e pati të vështirë të realizojë për 1-0.
Në minutën e 35-të lajmërohet përsëri Lionel Messi, që pas kombinimeve me Andres Iniestan, pason deri te David Villa, i cili me një goditje të ulët mposhtë portierin Codina.
Barcelona përkohësisht është lidere në La Liga me 25 pikë, me dy pikë më shumë se Real Madridi që për pak minuta do të përballet me rivalin lokal Atletico Madrid.





