Manchester City më në fund ka filluar të shfaqë futboll efektiv, pasi që me pak raste arriti të mposhtë një WBA dominues.
Carlos Tevez asistoi për sulmuesin italian, Mario Balotelli (20’), i cili e kaloi Cityn në epërsi.
Ndeshjen ku Balotelli tregoi se vlen aq sa e lëvdonte Roberto Mancini, e dëmtoi pak vet protagonisti, pasi që SuperMario u përjashtua në minutën e 63-të me kartonin e dytë të verdhë brenda dy minutave.
Pas javës së 11-të, Manchester City gjendet në pozitën e katërt me 20 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e tretë.





