“Ne duhet të hymë në fushë duke kujtuar se jemi tri pikë më përpara se Interi. Unë e di se është derbi. Unë e di se kjo është ndeshja më e rëndësishme në Itali, por gjithashtu di se Milani është mentalisht i gatshëm për t’u përballur me këtë”.
“Nuk është se jemi dobësuar pas humbjes nga Juventusi. Nuk është se jemi bërë fenomenalë pasi mposhtëm Barin dhe Palermon”, deklaroi Allegri.