Zbulohet sekreti i ndërtimit të piramidave

Shkencëtarët nga e gjithë bota kanë tentuar të kuptojnë mënyrën se si egjiptianët ia kanë arritur të ndërtojnë piramidat e tyre gjigande. Tashmë, një arkitekt dhe kërkues në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë thotë se ka përgjigjen për këtë ‘pazëll’ antik e të pazgjidhur.

Kërkuesit kanë qenë në dilemë për shkak të peshës shumë të madhe të gurëve, duke lënë pas dy probleme madhore: Si arritën egjiptianët të vendosnin këto blloqe të mëdha në vende precize? Dhe e dyta, si ka mundësi që një arkitekt të ketë mundur të komunikojë këto plane tek një turmë punëtorësh prej 10 mijë vetash, ku asnjëri prej të cilëve nuk dinte të lexonte?


Një strukturë 7 milionë tonë

Kjo ishte një nga pyetjet me të cilat u përplas Ole J. Bryn, një arkitekt dhe profesor i asociuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Arteve të Bukura në Universitetin Norvegjez të Teknologjisë dhe Shkencës, kur nisi të studionte mbi Piramidën e Madhe të Kufusë në Giza. Piramida e Kufusë, që njihet gjerësisht si Piramida e Keopsit, përmban 2.3 milionë blloqe guri që peshojnë afërsisht 7 milion tonë. Në një lartësi prej 146.6 metrash mbi tokë, ajo mbajti rekordin si struktura më e lartë e ndërtuar nga dora e njeriut për rreth 4 mijë vjet.

Ajo që zbuloi Bryn ishte shumë e thjeshtë. Ai beson se egjiptianët shpikën modelin e sotshëm, duke ndarë sistemin e matjes së strukturës nga vetë ndërtesa, duke shpikur atë që sot quhet tolerancë në radhët e arkitektëve dhe inxhinierëve.

Pika e Brynit

Bryni studioi planet e afërsisht 30 piramidave më të lashta egjiptiane dhe zbuloi sistemin e precizonit që mundësonte egjiptianët për të arritur pikën më të lartë të piramidës, që quhet pika apeks, me një precizion mbresëlënës. Duke eksploruar bërjen e planit të piramidave ai tha se mund të përgatisë dokumentacionin e plotë jo për një por për të gjitha piramidat.

Për aq kohë sa arkitekti di dimensionet kryesore të piramidës, ai mund të projektojë ndërtimin ashtu sikurse do të bënte me një ndërtesë moderne, por me metoda dhe matje që njiheshin në Egjiptin e lashtë, sipas Brynit.

Në një artikull shkencor të publikuar në maj të vitit 2010, në Revistën Nordike të Kërkimit Arkitektural, Bryn diskutoi aspektet që mund të shpjegojnë ndërtimin e piramidave egjiptiane, duke marrë parasysh pikërisht ndarjen mes fizikes dhe matjeve.

Harta e re

Nëse parimet që ndodhen pas teorisë së Brynit janë të vërteta, atëherë arkeologët do të kenë një “hartë” të re që demonstron se piramidat nuk janë thjesht një grumbull gurësh me struktura të panjohura, por më saktë struktura me precizion marramendës. 

Posted via email from Shkupi Press extra