Spanjolli vendosi të pauzojë pas ndeshjes ndaj Rubin Kazan, pasi zbuloi se një kohë të gjatë kishte luajtur me dhimbje. Xavi u la edhe jashtë nga përbërja e Spanjës për ndeshjet kualifikuese për Euro 2012.
“Për momentin ndjehem më mirë. Por një kohë të gjatë vuajta dhe luajta me dhimbje të mëdha. Mjekët e dinin, unë e dija, por kishte ndeshje të mëdha dhe doja të jem pjesë e ekipit. Unë gjithmonë dua të luaj, por në fund dhimbja ishte e padurueshme”.
“Kur do të mund të kthehem? Unë jam optimist, dua të mendoj pozitivisht dhe shpresoj se do të luaj kundër Valencias. Mjekët dhe fizioterapeutët janë ata që do të thonë nëse do të luaj, andaj do të shohim se si do të rikuperohem nga lëndimi”, ka thënë Xavi.





