Xavi: Nuk jam i pazëvendësueshëm

Mjeshtri i mesfushës blaugrane, Xavi Hernandez, ka thënë se ai nuk është i pazëvendësueshëm te Barcelona dhe se katalunasit po ndjekin një sistem të posaçëm, sipas të cilit nuk varen vetëm prej një lojtari.
Spanjolli është njeriu kryesor i lojës së kampionit të La Ligas për vite me radhë, mirëpo ai është shprehur mjaft modest për të thënë se ai është në fushë vetëm për të zënë një vend në ekip.
“Mënyra se si luajmë është gjithmonë e njëjta dhe nuk nevojitet ky apo ai lojtar që të ketë sukses”.
“Padyshim, nëse nuk është Messi, do të na mungojë, sikurse do të na mungonte Iniesta, Villa ose Puyol, sepse ata janë lojtarë të rëndësishëm, mirëpo asnjëri nga ne nuk është i pazëvendësueshëm”, ka thënë 30-vjeçari.