Arsenali mbrëmë mposhti Newcastle United me rezultat 4-0 në kuadër të Carling Cup, por kjo nuk e ka penguar Wenger të mendojë pozitivisht për sulmuesin Carroll.
“Në fushë ai ka një prani dhe karizëm. Ky djalosh nuk ka frikë nga askush dhe kjo është arsyeja se pse besoj se ai ka një karizëm të veçantë. Thjesht mendoni se ka diçka në të derisa e shikoni nga jashtë”, ka thënë Wenger.