Wenger nuk mohon kalimin te PSG

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka aluduar se ai mund të jetë i interesuar për një rol në kryesi të klubit francez, Paris Saint Germain.
“Nuk është e pamundur një kalim te PSG. Por, nuk do të ishte një post si trajner”.
“PSG është i vetmi klub në botë që mbështetet nga më se 10 milionë qytetarë dhe nuk ka konkurrencë nga ndonjë klub rival”, theksoi francezi, që e përmendi prestigjin e PSG si arsye për një rikthim të tij në Francë.