Vettel fiton në Suzuka

Sebastian Vettel Sebastian Vettel ka dalë fitues i garës për Çmimin e Madh të Japonisë, në shtegun e Suzukas, pas një performance tejet solide nga ana e gjermanit.
Gjithçka përfundoi në fillim të garës, kur në start nga pista fluturuan Massa dhe Petrov, për t’i lejuar hapësirë Vettelit të mbetet në krye deri në fund të garës.
Kolegu i Vettel te Red Bull, Mark Webber doli i dyti, kurse i treti u pozicionua, Fernando Alonso. Kjo është një ‘fitore’ e radhës për Webber që ka rritur avantazhin në raport me Fernando Alonson në luftën për titull kampioni në Formula 1.
Hamilton doli i pesti në Japoni, për t’ia lënë vendin kolegut nga McLaren, Jenson Button, që pos se doli i katërti në Suzuka, ia mori vendin britanikut në renditjen e ngasësve.
Webber është në krye të klasifikimit me 220 pikë, ndërsa si ndjekës kryesorë të tij ka Fernando Alonson dhe Sebastian Vettel që kanë nga 206 pikë. Gara e ardhshme zhvillohet në shtegun debutues të Koresë së Jugut.