Ukraina nuk i bën ballë Brazilit

Festa e Alexandre Patos Përfaqësuesja e Brazilit ka shënuar fitore prej 2-0 në një ndeshje miqësore kundër Ukrainës të zhvilluar të hënën mbrëma në Pride Park Stadium të Derbyt.
Selecao realizuan nga një gol në secilën pjesë për të realizuar një fitore të pastër.
Një krosim të sulmuesit të Milanit, Robinho, e shfrytëzoi mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, për t’ia dhënë avantazhin përfaqësueses së tij.
Në pjesën e dytë (64’), Carlos Eduardo krosoi nga krahu i djathtë për të gjetur Alexandre Paton, i cili tundi rrjetin për rezultatin përfundimtar prej 2-0.
Në një ndeshje tjetër miqësore, Xhamajka ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Trinidad dhe Tobago.