“Pasi është ndëprerë ndeshja kualifikuese për Euro 2012 mes Italisë dhe Serbisë në stadiumin Luigi Ferraris në Genoa, pas vetëm gjashtë minutave lojë, UEFA ka hapur sot një hetim të hollësishëm disiplinor për incidentet në këtë ndeshje”.
“Data mbledhjes së trupit dhe komisionit disiplinor për këtë çështje është e enjte, 28 tetor”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga UEFA.
Për incidentet e krijuara gjatë ndeshjes Itali-Serbi, ku u dogj flamuri shqiptar, janë arrestuar 17 tifozë ultras serbë, ndër të cilët edhe iniciatori i këtyre veprimeve, Ivan Bogdanov, që pos që shqeu rrjetën që ndan tifozët me fushën, dogji flamurin kombëtar shqiptar. Bogdanov ka dosje të shumta kriminale për vepra të ndryshme. Ai është lider i një prej tifozerive më problematike të Crvena Zvezdës.





