SYTË E ELSAS

Louis ARAGON
Elsa Triolet






















Sytë e tu janë aq të thellë sa, kur u ula për të pirë,
Unë pashë aty gjith djejtë tek erdh` e u pasqyruan!
Aty gjithë të pashpresët për të vdekur u lëshuan!
Sytë e tu janë aq të thellë, sa aty humbas fiqirë!

N`hije t`zogjve oqeani është krejt i turbulluar.
Pastaj, fët, një mot i mirë, edhe sytë e tu këmbejnë!
Nga të engjëjve përparëse vera mat edhe pret renë!
Kurr s`e gjen sa përmbi grunjat qiellin aq të kaltëruar.

Helmet kot përpiqet era larg nga qielli t`arratisë!
Sytë e tu janë më të dlirë, kur një lot shndërit nër ta!
Sytë e tu mbushin zili edhe qiellin shiut la (1!
Qelqi kurrë s`është m`i kaltër se atje ku ka marr`krisë.

E  shtat` dhimbjeve, ti, nënë, dritëz-o e njomëz, ti!
Shtatë shpata kanë çpuar këtë prizmin e ngjyrosur!
Kur agon – o midis lotësh dita është m`e vrerosur
dhe irisi, çpuar, nxirë, është m`i klatër kur mban zi.

Syt` e tu, kur bie gjëma hapin dysh shtigje të  reja,
Prej nga nis e përsëritet e tre Magve mrekulli,
kur me zemër të dridhëruar ata panë plot çudi
At` mantonë e Shën- Marisë varur brenda te spileja!

Njëzë gojë është mjaft n`maj, kur fjala është flakë,
Për t`kënduar ato këngë dhe të gjitha vaj medetet!
Por për sa miliona yje firmament i ngushtë mbetet!
Yjve u duhen syt e tu, me sekretet binjakë!

Nga të bukurat figura i pushtuar, dhe fëmija,
Ca më pak se sytë e tu, sytë e veta i çaplen!
Kur ti hap sytë filxhan, nuk e di, a më gënjen?
por, më thotë mendja mua, lule t`egra çel stuhia!

Mos vall` fshehin shkrepëtima në këtë livando, ku
Ca insekte po ksebëjnë dashuritë dhunë-plotë?
Mbeta rrjetave, që thurin yjtë, kur shkëputen kot
Po si një detar, që vdes piskut gushtit n`det` diku!

E kam nxjerrë këtë radium unë nga kjo peshblendia  2)
Dhe, me ktë zjarr të ndaluar, unë gishtat kam shkrumbuar!
O parajsa një qind herë e rigjetur, e rihumbur!
Sytë e tu më janë ` Peruja dhe Golkonda dhe India  3)!

Seç rastisi, që, një mbrëmje, bota u ça dhe u bë dy
Pas shkëmbinjve nënë det, që të mbytmit ndezën flakë!
Dhe un` shihja përmbi det si shkreptijnë zjarr e flakë
Sytë e Elsas, sytë e Elsas, kta të Elsas sime sy!

1)      1) la = larë
2)     2)  peshblend ( fr. pesh blende) = minerali kryesor I uraniumit,prej nga merret edhe radium.
3)     3)  Peruja, Golkonda dhe India janë marrë këtu si vende të dëgjuara për pasuritë dhe thesaret e tyre përrallore.
Louis Aragon dhe Elsa Triolet



Përktheu: Misto Treska
Përgatiti për botim: E.N.