United pesë minuta pa përfunduar takimi ishte në epërsi me një gol të Vidic, para se Nani të shënonte golin e sigurisë, i cili ishte mjaft kontrovers, pasi që portieri i Spursave, Heurelho Gomes, mendoi se ishte goditje e lirë për Tottenhamin, pasi Nani preku topin me dorë, një gjë që nuk ndodhi dhe që ia lejoi portugezit të shënonte gol, i cili u pranua nga gjyqtari Mark Clattenburg.
“Çfarë mënyrë farciale për ta përmbyllur këtë ndeshje. Ishte lojë me dorë, ai e preku topin me dorë dhe është dashur të ndëshkohej. Të gjithë e kanë parë atë duke bërë këtë, kështu që mendoj se ishte goditje e lirë, vetëm gjyqtari nuk e ka parë këtë”.
“Unë e kam parë atë duke prekur topin me dorë, ishte goditje e lirë. Ishte vendim skandaloz dhe gjyqtari e prishi këtë mbrëmje fantastike”, deklaroi Redknapp.





