Sipas spekulimeve të mediave spanjolle, Drenthe do ta ketë të pamundur të paraqitet në këtë ndeshje, pasi që një klauzolë në kontratën e holandezit, që kaloi si huazim te Herculesi, nuk i lejon atij të paraqitet ndaj Real Madridit, derisa klubi i promovuar në La Liga t’ia paguajë Realit dy milionë euro.
Është vështirë e besueshme që ose Drenthe ose Herculesi ta paguajë këtë shumë të lartë për një ndeshje të vetme, pasi që vetë vlera e kërkuar është sa 1/20-ta e buxhetit të klubit nga Alicante.





