Rama ishte ai që i dha avantazhin për të parën herë përfaqësueses së Kosovës, pas gati një ore lojë, para se Liridon Kukaj të vuloste fitoren për kosovarët.
“Është një gjë pozitive dhe për këtë ndeshje me kënaqësi e kam pritur ftesën e përzgjedhësit, i cili na ka përgatitur mjaft mirë. Kam besuar në fitore, ndërsa jam i gëzuar që shënova sërish për Përfaqësuesen e Kosovës“, ka thënë Rama, pas përfundimit të takimit.
Edhe autori i golit të dytë për Kosovën, Liridon Kukaj, është shprehur i kënaqur me paraqitjen dhe me golin e shënuar.
“Mbizotëruam gjatë gjithë ndeshjes dhe ia arritëm që të fitojmë. Jam shumë i lumtur që shënova gol dhe tash jemi në rrugë të mirë që të ndërtojmë një Përfaqësuese të denjë“, ka thënë Kukaj.





