Portugalia pa probleme në Islandë

Cristiano Ronaldo duke festuar golin Portugalia ka shënuar fitore të rëndësishme prej 3-1 në transfertë te Islanda, takim ky i vlefshëm për Grupin H të kualifikimeve për Euro 2012.
Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin pas vetëm tre minutave lojë akive në fushë, por portugezët i befasoi Helguson (17’), që barazoi rezultatin.
Në befasi nuk është zënë Raul Meireles, që i dha epërsinë prej një goli Portugalisë në dalje nga pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë u mbet që të konfirmohej edhe zyrtarisht fitorja e Portugalisë, me Helder Postigan që realizoi për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar.
Nga ana tjetër Danimarka shënoi fitore ndaj Qipros, që i bën danezët liderë të Grupit H, me Portugalinë që tashmë gjendet në pozitën e dytë.