poezi dashurie : I perndjekuri i dashurise

Une jam i burgosuri yt.
Rroj me prangat qe ti me ke vene. 
Po cudi as qelia s'me mbyt. 
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze.

Kur ti prangat m'i hodhe ne mish.
Une i putha duart e tua.
Eshte rast i pashembullt ta dish.
Qe xhelatin ta puth a ta dua.

I perndjekuri yt erotik.
I perndjekur te mbetet gjithmone.
Erotim i mire a i lig.
Hidhmi duart ne fyt, torturome.

Ky burgim sa do zgjase s'e di.
I perjetshem do kisha deshire.
Vec ti eja me shih ne qeli.
Te perndjekurit tend i vjen mire.



poezi dashurie .Dritero Agolli