Petrit Ruka - GRUA E JUGUT…

Petrit Ruka

Qenkeshim dashur tërë jetën dhe nuk e paskemi ditur,

Grua e Jugut,
deri  ditën kur u ulën në një kafe
dhe pimë gllënjkë pas gllënke. njeri - tjetrin
deri në fund
me etjen e deveve shtatzana…

Të prita në këmbë
siç pritet një Zonjë e Madhe
dhe m’u duk sikur isha aty i ngulur
që nga dita e fundit e maturës,
me vjershën e parë të dashurisë në xhep.

Kisha marrë nëpër stacionet e humbura
të gjitha pritjet e grave të jetës sime,
me një biletë të pagrisur në dorë,
sa nuk dija si ta mbaja atë mushkën e padurimit,
me thundrat tek zemra ime.

Kur u ulëm, mulliri që bluan kafen,
filloi të rrotullohej vetëvetiu,
Vrapoi kamarieri që u skuq prej turpit ta fikte,
po nuk mund të fikej.
Lere, duhet t’i thoshja, lere,
nuk pushon pa bluar shtatë mijë kafet e papira
me këtë grua.

Ti nuk e vure dot re,
se si u  veshën me avull tej e tej xhamat,
se si u ndërrua vetë në sidiplejer muzika,
dhe pastaj ra një çast heshtja,
të dëgjohej pëlcitja me fllucka mundimi e ajrit,
tek priste i ngjeshur e i fanepsur pas mureve,
që njeri prej nesh ta thoshte fjalën e madhe:
Të dua!

Po ti nuk fole.
Nuk flasin, vetëm qeshin
gratë e Jugut,
qeshin dhe pjekin në gjinjtë e tyre nga një portokalle,
pas çdo vështrimi prej burri.

Nuk dija ç’ti bëja sytë
dhe i futa në të katër  vrimat e komçës së tretë
të këmishës tënde që qante e kyçur,
derisa ti e ndjeve palcë më palcë dëshërimin
dhe u mbështete paq tek mendja ime.

Qeshe me një krua gurgullimash
duke rrotulluar tërë kokat e grave të tjera nga vetja.
Atëhere, pikërisht atëhere,
dëgjova ajrin që u drodh
dhe ndjeva se si plasën në tavan tollumbacet e purpurta
të orgazmave të tyre.

E ndjeva. që ti ishje e pritura e ëndrrave të fshehta
duke i patur brenda të gjitha fill e për pe
deri tek buka e grunjtë dhe kripa.

Grua e Jugut, ti ishje shoku dhe malli për motrën e vdekur,
Ishje boti me vere  në dru lisi,
Supi i nënës, qepa e bardhe, oxhaku i ndezur, djathi,
perëndim i rubintë në vetullën e Çamërisë,
shall fëmije dhe bishti i ketrit,

 Pastaj të pashë nëpër grykë
 si rridhte uji i ftohtë i Tepelenës,
 pashë tymin tim të cigares
 pas dashurisë deri deri në shkalafitjen e krevatit,
dhe kortinkën e nënës në dritaren e mallëngjimit,
dhe Lotin tim për shokun e jetës, Viktorin
që iku se kish një vrimë në zemër.

Nuk i numuroj dot të gjitha:
Nuk do të flas për brrylin e Vjosës,
ku qan akoma një dashurie humbur,
as për famën e poetit të madh
që paska qënë e murosur tek urat e supeve të tua…
po ti i ke të gjitha brenda,
siç i ka një grua e Jugut, që  çel  sa herë të dojë
me vetullën e saj limonat e Mesdheut…

Qenkeshim dashur tërë jetën dhe nuk e paskemi ditur,
Ulërima ime,
O grua e Jugut!
Tani bëhu gati për ta pjekur këtë dashuri sublime
Me dritën e njëmijë hënave të majit…
· · · Share
  • You, Rudina Cupi and 11 others like this.
    • Fatbardha Myslimaj Xhani Zot... kjo nuk eshte poezi! Eshte mrekullia e thesareve qe mban brenda shpirtit te nje burri...zemra e tij ne kuti! Shume me pelqen...shume fare!
      19 hours ago via Facebook Mobile · · 2 peopleLoading...
    • Rudina Cupi edhe ti nga jugu je?
      19 hours ago ·
    • Fatbardha Myslimaj Xhani ‎...:))
      19 hours ago via Facebook Mobile ·
    • Tefta Sala njè origjinalitet i pèrkryer artiskik,ne gjuhè dhe formè e pèrmbajtje,tè befason!urime miku im Petrit!
      19 hours ago ·
    • Engjell Serjani E pikuar, thomi naaaaa...
      19 hours ago ·
    • Yola Pesha Shume e bukur !!! Sa te mira qe jemi ne nga Jugu :))) Faleminderit !!!!
      18 hours ago ·
    • Skender Kalemi Pasofsh me te tjera perla artistike qe fshihen thelle ne qenien tende. Oksigjeni me 3 atome qe ke marre ne vendlindje i prodhuar me shumice nga majat e Kendrevices, Shendellise, Golikut dhe Vjoses qe gjarperon ne kembet e tyre, ta mundesojne me shume prodhimtarine tende artistuike. Urime Petrit! Suksese.
      11 hours ago · · 1 personPetrit Dalanaj likes this.
    • Vaid Hyzoti Poezi e mrekullueshme,Petrit.Dhe vetem ti me ate pasion dashuror te pashur e pershkendites di te sjellesh detaje te tilla, te ndezesh imazhe te pavenare nga te tjeret...Por pse nga Jugu dhe vetem nga Jugu...Mund te ishte nga Veriu, apo dhe hibrid?Thone (se une jam i papervoje) keto hibridet jane aq te ngrohta...
      9 hours ago · · 1 personLoading...
    • Eduard Frrokaj perfekte, e mrekullueshme,pergezime.
      8 hours ago ·
    • Ermira Paza Ne fillim ndjen nje tronditje te bukur dhe ke deshire ta lexosh perseri...Dhe pemes gjithe atyre gjetjeve dhe perjetimeve te vecanta poetike nuk me mbetet tj ,vetem ta lexoj perseri dhe perseri,sa here qe dua te marre me te mire shpirtin tim te plagosur...Flm dhe urime POET!
      6 hours ago · · 1 personLoading...
    • Petrit Ruka I dashur Vahid, miku im i lashte, nuk eshte edhe aq per gjeografine se sa per Jugun qe nje grua e ka brenda, ngado cili vis qofte. Te falenderoj dhe me ka marre melli te shihemi nje dite...
      4 hours ago ·
    • Petrit Ruka Falemnderit Fatbardha, Ermira, Eduard,Yola. Skender, Tefta, Rudina, Engjell, Skender. Ju perqafoj te gjitheve. Te gjitheve ju kam xhan, edhe pse me nje pjese prej jush nuk jam takuar kurre. Po kesaj kurre nuk i dihet...
      4 hours ago ·
    • Grigor Jovani Oh, ç'mallëngjim! Petrit Ruka, poeti i madh dhe i dashur i viteve të mia rinore! M'u shfaq i njëjtë, si atëhere, kur e adhuronim si perëndi! Unë e ruaj atë adhurim, të njëllojtë, paçka se pikërisht atyre kohëve, ai më "varrosi" me reçencën e tij në Shtëpisë Botuese librin me poezi që kisha përgatitur atëhere. Por kishte të drejtë. Nuk u bëra kurrë poet!
      2 hours ago · · 1 personLoading...
    • Eglantina Alliaj Poezi e mrekullueshme, e lexova dhe rilexova disa here. Urime. vargje te dala nga thellesia e shpirtit....e nderthurur aq bukur me ndjenjen njerezore. Thjesht fantastike
      about an hour ago ·
    • Aurora Allushaj Pashe nje tablo, te pikturuar me ngjyrat me te zgjedhura, pashe nje portret plot me ndjenja te kokolepsura,,,u mendova, si grua nga jugu nuk e paskerkam njohur "vetveten"....
      about an hour ago · · 2 peopleLoading...
    • Lavdie Mato nuk di tek cila strofe te ndalem,ato jane njera me e bukur se tjetra...figurat e perdorura...eshte nje POEZI _KLasi...bashke me buken e grunjte dhe kripen ...dhe patjeter ZEMREN...Na ke mumguar,Petrit Ruka...Pershendetje
      54 minutes ago ·
    • Petrit Dalanaj Deshira,pasione ndjenja qe cdo bure ndrydh per hir te asgje.Duhet pena e poetit qe shpirtin memec ta beje te flase,te bertase,te ulerije per dashurite e humbura.Do te thosha nje elegji brilante per jetet e humbura.Se dashuria eshte vete jeta.Kjo poezi ngjall deshiren per te rifilluar jeten.
      47 minutes ago ·
    • Denisa Basho Obobo...duke e rilexuar e dogja gjellen une...:)
      26 minutes ago · · 1 person

Related Posts: