Ngjyra të ylberta




Shahe Rama






ORARI                                                                                                                                  

Unë për çdo natë, kur bie në gjumë
E mendoj orarin se e dua shumë
Motra ime Zana, fletoret i ndanë
Thotë se matematika duhet t`jet me një anë

Ikë moj budallaqe, se s`është punë për ty
A  s`është matematika edhe për fëmij?
Sa herë që kuzhinën t`i e hulumton
Asnjëherë s`pajtohesh veq me një bombon.



                                                                                                                                                 


                                                                                                                                                               
KUR BIE NATA

Kur bie nata?
Pyet SONATA
A ka ëndrra flokë të gjata
Apo agu i`a shkurton
Kur ende jemi nën jorgan.

Kur bie nata?
Pyet SONATA
Abetarja ikën e ngrata
Do të fshihet nën tryezë
Apo në çantën time të zezë.






OMBRELLA

Ankohet ombrella
Se po punon shumë
E përse gjithë shiun
Dashka t`a mbaj unë

Ku i kanë mantelat
Fëmijët dembel
E vashëzat kapelat
T`ëmbla si sheqerë

Ani edhe plaku
Posi teveqel
Nuk dashka në derë
Të dalë asnjëherë
Pa më marrë me vehte
Dimër edhe Verë.



                                                                                                                                               
                                                                                                                                         
                                                                                                                                               

Notat                                                                                                   

Shpesh unë kaloi
Afër shkollës sime
Më kujtohen bankat
Dhe mësuesja ime.

I kujtoj dhe pesat
Radhitur në ditarë
E ju do mendoni 
Se kurr dysh s`kam marrë

Sa për tresh e katër
Kjo më ka ndodhë shpesh
Bile e shtyenin dyshin
Mos t`a kenë në mes.

E kur njëshi plak
Donte të marrë hak
Trokiste në derë
Që t`i bëjë konak

Por në fund vendosa
Që të ndryshoj punë
Gjithë notat e dobëta
I vura në gjumë

Pesa bukuroshe
Buzqeshi në ditarë
Kurorën tha mua 
S`mund kush të ma marrë.

                                                                                                                                                                                                                                                                               
Bora

Nga dritare ime e vogël
Vështroj borën si po bie
Nga gëzimi për k`të bardhësi
Më thurrë zemra melodi.

S`mund durova dhe u zgjova
Kapelë, dorëza shpejt kërkova
Në tavan me shumë nxitim
Hulumtoja Sajin tim

Edhe Saji fort u gëzua
Do më marrish tha dhe mua
Do shetisim tërë qytetin
Borës do i`a dimë lezetin

Shokët më panë me zili
Prit, mos u bërë qilimi
Duam të gjithë një dordolecë
Kokë tenxhere e hund-spec

Do të lozim gjithë së bashku
Unë, Ti, Loti e Miloti
Topa bore ne do bëjmë
Vashëzat t`i ngacmojmë.             



                                                               
                                                                                                                                                                                               

Në Bibliotekë

Bibliotekën e qytetit
Me shokë shpesh e vizitojmë
Eshtë si një pulëbardhë buzë detit
Eh, ç`kohë të mirë kalojmë.

Një ditë ndodhi t`hezitojmë
Çfarë duhet t`lexojmë
Njëri thoshte histori, tjetri poezi
U krijua tollovi as vet nuk e di
Njeri tjetrin lehtë qortonim
Nuk mund të duronim

Xha Sokoli na vështronte  
Mendjen na e lexonte
Sillte kokën, ngriste syzet
Këshilla na ofronte

T`i lexoni tha të gjitha
Sa shumë i`a vlenë
Mëmëdhe e kan Shqipërin
Stërgjysh SKËNDËRBEN

Kosova nuk mbetet prapa
Për këtë ju bëjë benë
Mbret të penës që të dyja
E kan KADAREN.



                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                               


Kur Mami ankohet

Mami babit i ankohet
Se s`dëgjokam unë
Bëjnë shumë plane, propozime
Për njëmij ndëshkime

Në shkollë të muzikës,
Eshtë mirë t`a dërgojmë
Dhe në kurs vallëzimi
Duhet t`a regjistrojmë

Deomos i duhet
Një kurs kompjuteri
Së fundi as dy plus dy
S`di me i mbledh i mjeri

Dhe Gjuhën Angleze
S`duhet lënë pas dore
Do të jetë tha një reçet
Që t`a ketë për jetë.

Nga të gjitha këto ndëshkime
U mbush mendja plot mësime
Andaj buza në gazë më shkoi
Athua mami keq mendoi?




                                                                                                                                                                                                                                                                                                       



Dallgë e Detit

Dallgë e detit bukuroshe
Flokëbardhë e sy kaltëroshe
Pa më thuaj si ke guxim
Të vërsulesh me aqë nxitim

Nuk njeh çun e as çunak
Kur të lusin ndalu pak
E as vashëzat që s`përtojnë
Si pulëbardha të vallëzojnë

Dallgë e detit bukuroshe
Flokëbardhë e sy kaltëroshe
Në detë shtrihesh gjithë hijeshi
Si borë e parë mbi qati

                                                                                                                 

Ditëlindja            

Kam bërë ftesa për gjithë shokët
Dhe Gitarën e kam blerë
Do këndojmë me zë shumë
Të festojmë shumë e shumë

Pregadita veshin tim
Të duroj një torturim
Për ditëlindje shokët e mi
Do t` a shkulin me siguri

Sa shumë lodra e gëzime
Patëm dhe një vargë urime
Vashat nisën të recitojnë
Si zogjë mali të cicërrojnë

DIONI një komedi
Kishte sjellë si befasi
Fëq e fëq rolet i ndamë
Kush Princeshë e kush Luan

Përcjell lojën motra ime
Edhe mami tortën sjell
Shtatë qirinjë kishte mbjell
Që t`i fikë përnjëherë.

Torta paksa u ankua
Pse të fundit më leni mua
Keni ngrënë pemë e perime
Pa mendu për vuajtjen time

Dhe me gishta më gjymtoni
Vjedhurazi më sulmoni
E çfarë më duket paksa çudi
Ju këtë e quani mrekulli?



                                                                                                                                                 


Nënë Tereza

Sa krenar sot jemi ne
Të gjithë, pa dallim fe
Nënë Terezën dëshirojmë
Bashkë t`a Lumturojmë

Edhe bota na ka zili
Për të mirë o fëmij
Se kemi një nënë të madhe
Bijë e trojeve Shqiptare

Mund t`a quash Perëndeshë
Nëse do edhe Hyjneshë
Por një gjë t`a mbash mend prore
Se një vepër kaq madhështore
Gjithë kombin mban për dore.



                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                 


Më Trego

Pse mendon se Gjuha Jonë
Nuk na paska mjaftë fjali
Që të shkruash si do shpirti
Një të bukur poezi

Pse mundon se dhe Liria
Të është falur Mua dhe Ty
Vallë nuk ishim qilimi
Kur luftonin djemë të ri

Nuk mjaftoka që Flamuri
Ka dy ngjyra kuq e zi
Edhe Plisi tepër i bardhë
Po të duket Ty tani

Eja të të marrë për dore
E të shkundim armiqësit
Qirinjë ndezur rreth nesh prore
Ah, sa pak që na bëjnë dritë.





Abetarja

Abetare Abetare
Je shtëpi me shumë dritare
Në Kosovë e Diasporë
Fëmijët të kanë Meteor

E buzëqeshur rri çdoherë
Të tjera libra të bëjnë nderë
Mendja u shko se bënë magji
Që të do ty çdo fëmij

Në klasë silles si Sorkadhe
Me të gjithë do hedhish valle
Por kur nata shpejton hapin
Fët e fët e gjen dollapin
DEA gjumë nuk vë në sy
Pa të marrë nën batani

Abetare Abetare
Je shtëpi me shumë dritare
Shkronjë e yte kur demostron
Edhe përtacin nga gjumi zgjon.






Viti i Ri

Bredhi ynë pret e pret
Të stoliset me lezet
Merrë mesazh nga Viti i Ri
Më prit, më prit se do vij.

Babadimri ai zotëri
Ka tubua shumë fëmijë
Prej një fshati në qytet
Fluturon me sajë të vetë.

Por dy kukulla me pahirë
Kishte marrë një vashë e mirë
Pa shih vasha si veproi  
Njërën bredhit i`a dorëzoi.

Bredhi ndihej shumë krenar
E mbante si Lapidar
Xixëllonjat e adhuronin
Dhe balonat lartë e qonin.

Veq qiriu faqeziu
Kishte ndjellë pak xhelozi
Po përtonte të flakëronte
Ashtu mirë si di ai.

Kur filluam të festojmë
Gjithë rrethë bredhit të këndojmë
Viti i Vjetër rrugën lëshoi
Pak gërhani e pak qaloi.




Lapsi Im

Jam në hallë me lapsin tim
Punën bënë me shumë nxitim

Në klasë shpesh është deklarua
Thotë se goma s`është për mua

Kur dëgjohet zilja në klasë
Një shkronjë tepër e përplasë

Kur i themë të më dëgjoj
Kam thotë unë, jo ti përvojë

Një ditë bile m`u kërcënua
S`më mirëmban ti fare mua

Gjatë tërë natës ore zotëri
Shkruan novelë dhe poezi

Ke ndër mend të bësh orar
Dytë të dalim faqebardhë

Kjo më shtyri të mendoj
Mos vallë unë diku gaboj?





Simpatia

Sot në klasë ndodhi çudi
Të gjithë më thërrisnin Simpati
Për një çastë unë u mendova
Prej nga emërin e fitova

Gjatë tërë kohës unë i shkreti
Jam mundu t`a mbaj për veti
Por më kot gjithë klasa e di
Se unë kam një simpati

Shokët nisën të aktrojnë
Emrin donin t`ia qëllojnë
Për një çastë frika m`kaploi
Mos vallë RRAPI më tradhtoi

Se në sy e paska qiellin
Dhe në flokë ka lulediellin
Tash më t`gjithë e kan kuptue
As që dojnë me diskutue

U mundova dhe zbulova
Prej nga gjithë kjo komedi
Edhe vetit i`u zotova
DITARIN në qelës t`a mbaj tani.





Piano Ime

Shiqoj Pianon time
Gjithë melankoli
Sa shumë do të donte 
T`a ketë çdo fëmijë

Me të tjera vegla
Së bashku garojmë
Na ka ndodhur madje  
Edhe të fitojmë

Mbrëmjeve të Prillit
Shoqet shpeshë i thërras
E shoh Piano ime
Mbushet plot me gazë

Na vjedhë me bishtë syri
Dhe se lë pa pyet
Sonatën për mua
Keni pregaditë?




Macja ime

Mjaullin kur më sheh
Që t`më bindë se më njeh
Macja ime qime butë
Gjurmon miun skutë më skutë

Por dhe miu shumë dinak
Maces time i bënë lak
Vrimë më vrimë ai nxiton
Fët e fët bishtin trazon

Mendon macja e uritur
Pranë oxhakut e dremitur
Eshtë mirë RONI sot të qajë
Darkën fare mos t`a hajë

E përkdhela me një dorë
Macen time qime butë
E kuptoi nuk vonoi
Se sa keq mendoi

Kam një plan alterativë
Për ty macja im e mirë
Një maçok fare i zi
Eshtë i pari në fqinjësi

Si padashje del në pritë
T`më takoj mua çdo ditë
Një vend pune po kërkon
Macen time t`a ndihmon

Do i jap shansin tani
Miau miau miau mi…






Kitara

Mbi sirtar një Gitarë
Duket sikur s`ka pronar
E merrë mami, babi, motra
Vëllau e dashka me lodra
Tani s`di kujt t`i ankohet
Kur një tel shpesh i gjymtohet.













Kësulkuqja

Kësulkuqja e ditëve tona
Eshtë pak më ndryshe tha JONA
Ka kapelë të porositur
Dhe fustanin pak të ngritur

Karnavalin në qytet
Organizon me shokë të vet
Gjitha bishat na i ftoka
Pa shih Ujkun mbretë emëroka

Gjyshen merrë në telefon
Kur vendos t`a viziton
Nuk harron madje shumë shpesh
Me e_mail t`a përshëndes.








8 Marsi

E shoh mami si shpejton
Kur 8 Marsi po ofron
Një listë të madhe pregaditë
Çfarë i duhet për atë ditë.

Me një pjesë babi pajton
Ca të tjera refuzon
Në dollap një befasi
Mirë e ruan ai tani.

As unë nuk bëjë përjashtime
Për mamin dhe mësuesen time
Dy buketë me trëndafila
Një të kuq një lloj lloj ngjyra

I dorëzova fort u gëzova
Mbrapa shokëve nuk mbarova
Më buzëqeshën dy palë sy
Sa çun i mirë më thanë je ti.


                                                                                                                     


Televisioni

Më pëlqen Drakulla
Këngën t`a dëgjoj
Dhe Adea Pula
Si di të vallëzoj

Film të vizatuar
E kam qejf Pinokun
As Mbretit të Xhunglës
Nuk i gjen dot shokun

Ankohen të gjithë
Nganjëherë në mua
Si more një lajmë
S`na lë me dëgjua

Ndihem si një Mbret
Në pallat të vet
Të shkoj n`dhomën time
Fare s`ka lezet.



                                                                                                                                                                                 
Topi 

S`është patjetër të ketë lara
Që të futet e bëjë gara
Po nuk dite t`a qëllosh
Mendjen t`a lë boshë

Nuk zgjedhë fushë e as lojtar
Dhe patjetër është i parë
Ende t` gjithë pa e zbulue
Shih portierin e ka rrëzue

Shpesh e fyejnë si për mahi
Kur në portë nuk di të hyj
Xha Petriti e mallkon
Që kur këmbë e tij çalon

Topi di dhe të gëzoj
Kupën madje të fitoj
Atëherë gati e prek qiellin
Kur dy duart sa lartë e hedhin.




Xixëllonja

Sa shumë i dua balonat
Pak më tepër xixëllonjat
Ah të mirë një histori
Xixëllonjë e ke ti.

Të kujtohet vashë e bukur
E uritur dhe e strukur
Xixë pas xixe ngrohe ti
Një mbrëmje për vit të ri

Tërë atë natë vasha ëndërroi
Bukën fortë si e coptoi
Një mish zogu me lezet
E ndante me prind të vet

Bukur vasha të shoqëroi
Në dorë fortë ty të shtrëngoi
Mëngjesi të kishte gdhirë
Të fikur por të lirë

Unë dhe emrin i`a doja
Vasha me xixëllonja



                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                 
Hëna

Kur të gjithë nisin e flasin
Mami, babi të bërtasin
Të drejtohem hënëz ty
Ti një yllë më vë në sy

Kur ankohen t`gjithë në mua
Shih dhe shoqja është hidhërua
Të drejtohem hënëz ty
Ti s`më lë më bënë shoqëri

Bashkë shetisim buzë liqenit
Verdhacake plot hijeshi
Edhe shtratin gjen për mua
Fli më thua tani fli

Herë e plot herë gjysmake
Një planet një mrekulli
Mos mendo se edhe toka
Nuk të ka pakëz zili.


                                                                                                                                    
                                                                                                                                                                 

Zog shtegtar

Oh sa herë të kam kërkuar
Zog shtegtar i bukuri ti
Ca urime që kam shkruar
Ti dërgosh shokëve të mi

Ata gjenden në tërë botën
Në Zeland e Amerikë
Mu si ti shtegtar më janë
Për liri lakmi të kan.

Në dritare shpesh pushon
Me sqep pakëz komandon
Nuk hidhërohem se e di
Sqepin mburrje e ke ti.




Gënjeshtari

Gënjeshtar mor torollak
Pa ulu mendohu pak
Pesëshe thua në ditar
Për çdo ditë ke marrë

Ditarin plot njësha ke
Ke një dysh mos me bë be
Dhe një tresh diku kah fundi
Katërshën e mundi

Kur vjel mollë, dardhë e kumbull 
Gjatë gjithë verës në fqinjësi
Aktron bukur kur të pyesin
I rrudhë krahët nuk e di

E kan thenë edhe më parë
Rrena këmbë të shkurtër ka
Lëre këtë avaz të vjetër
Zgjidhe një rrugë tjetër.



                                                                                                                                                 
                                                                                                                                                               

 Përralla në gjumë

Disa përralla kam dëgjuar
Ca të tjera kam lexuar
Hulumtoja çdo mundësi
Në cilën të hyj

Ani shumë u befasova
Kur një gjë unë e kuptova
Dilja pa nda nga çdo përrallë
Unë i vetmi fitimtar

Kam luftuar me dragua
Ashtu fare pa mendua
Princeshën në pyll të fjetur
Vet e kisha gjetur

Kur ofrova buzën time
Princeshën t`a zgjoj nga gjumi
Ora në mur fort cingëroi
Zgjohu të marrtë lumi.


                                                                                                                                                 
Qeshja

Qesha unë pse dordolecit
Po i djeg hunda prej specit
Dhe pse djepi vëllaun tim
Nuk e zë të hyn.

Qesha edhe kur babloku
Po vraponte me gjysmë shkopi
Dhe nuk mundi t`më qëlloi 
Ashtu si mendoi

Tinëz qesha me një shokë
Kur rrëshqiti ra për tokë
Një minutë më parë krenohej
Nuk ka shans të rrëzohej

Dhe kur zonja Miradije
Kishte mbush një gjysmë tepsie
Me simite e llokum
Për fëmijët në katund

Desha s`desha t`madhe qesha
Kur një qen fort laraman
Hop kërceu pa u ndi
Drej e në tepsi.

Një ditë mblidhen që të gjithë
Donë në mua t`marrin hakë
Pa më pritni mor të mjerë
Sa të rritem pak.





Shiu

Qajnë vitrinat e qytetit
Dhe i vetmi lapidar
Shi i vjeshtës me stuhi
Mirë se keni ardhë

Pak zymtohet dhe qyteti
Po kjo s`ka fare rëndësi
Re të hirta na premtojn
Ylberin t`a zgjojnë

E ne ecim dorë për dore
Llokoçitemi me kënaqësi
Më i lumtur ndër të lumtur
Bishtaleci që mban ti.





                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                 
Uniforma

Kohë më parë ca bisedime
U zhvilluan n`shkollën time
Uniform për gjithë shkollarët
Preferojnë dhe qytetarët

Ishte diçka që nuk dinim
Të votojm a refuzojm
Disi ne u dakorduam
Pse jo e provuam

Po ç`na doli mrekulli
Si besoja syve të mi
Fundi vashës palë palë
Me dy ngjyra zi e bardhë
Një kravatë e kombinuar
Bukur dizajnuar

Shih dhe çuni nuk lëshon pe
Nuk t`koris unë ty ore
I drejtohet me të qeshur
Shoqes në bankë, Lezes

Paj si duket kurrë më parë
S`kemi qenë kaq barabar
Andaj tani koncentrohu
Pa djallëzi notohu

Lezja hundën pak përpjet
Seç e ngriti me lezet
E di tha more tutkun
Por nuk jam e vetmja unë.