Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain duket se u është rikthyer bindshëm golave. Pasi goditi shtyllën më herët gjatë ndeshjes, golashënuesi më i mirë i Realit sezonin e kaluar, çoi mbretërit në epërsi me anë të një goditje të fuqishme (28’) pas një asistimi të Ronaldos. Në fund të pjesës së parë mysafirët dyfishuan epërsinë, me golashënues kësaj here Cristiano Ronaldon dhe asistues Mesut Ozil (43’).
Dy golat e pjesës së dytë për Realin futën në sandviç golin e vetëm të vendasve, që u shënua nga Stadsgaard (55’).
Fitorja e ngre Realin në maje të tabelës së Ligës Premier, me 17 pikë, një më shumë se Barcelona, e cila shijoi kreun për dy orë më herët gjatë mbrëmjes së të shtunës. Villarreali mund të marrë kreun nëse fiton të hënën ndaj Hercules.





