Ferguson edhe në këtë ndeshje vendosi të luajë në sulm me dyshen Javier Hernandez dhe Dimitar Berbatov, të cilët përkraheshin në krahë nga Nani dhe Ji-Sung Park. Megjithatë goli për Djajtë e Kuq erdhi nga një mbrojtës, kapiteni Vidic, i cili shënoi me kokë në rrjetën e portierit Huerelho Gomez pas gjysmë ore lojë, pas një harkimi të Nanit.
Pjesa e dytë me raste u takoi mysafirëve, të cilët kërcënuan përmes Rafal van der Vaart dhe zëvendësuesit Roman Pavlychenko, por megjithatë ishin përsëri të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson që shënuan.
Gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, Nani u ndalua në zonën e rreptësisë nga Kaboul, por arbitri nuk akordoi penalti. Megjithatë shumë shpejt më pas, nga një situatë e pazakonshme, anësori portugez goditi topin e lënë në tokë nga portieri Gomez, për ta dërguar në rrjet, gol i cili edhe pse u mohua nga anësori, u pranua nga arbitri kryesor (85’).
Fitorja e mban Manchester United në pozitën e tretë me 20 pikë, sa ka edhe Arsenali që mban pozitën e dytë. Chelsea vazhdon të mbajë kreun me 25 pikë.