“Futbolli pa Sir Alex Ferguson? Nuk jam i sigurt nëse kjo do të ndodhë së shpejti. Ai njeri jeton dhe frymon futboll, ndërsa Manchester Unitedi është klubi i tij. Urija dhe dëshira e tij për të fituar trofe vazhdon, kështu që nuk e shoh ditën kur ai do të largohet”.
“Sikurse te Real Madridi edhe posti te Manchester Unitedi është i veçantë, kështu që një menaxher i veçantë është mjaft i mirë për ta pranuar këtë post, kur kjo të jetë e mundur. Natyrisht, poste si ky nuk do të jenë të lira çdo ditë, kështu që interesimi do të jetë i madh. Sikurse te Reali, do të jetë post të cilin të gjithë do ta duan”, theksoi Mourinho për The Mirror.





